Bota

Panamaja kundërshton kthimin e ushtrisë amerikane në vend për të garantuar "sigurinë" e kanalit

Kreu i Pentagonit amerikan, i cili përfundoi një vizitë dy-ditore në vend tha se mund të ketë një "mundësi" për të rihapur një bazë ushtarake, një stacion aeronautik, objekte ku trupat amerikane mund të bashkëpunojnë me trupat panameze, për të garantuar sigurinë e Kanalit.

10 Prill 2025, 08:01 Nga N.F
Panamaja kundërshton kthimin e ushtrisë amerikane në vend
Takimi

PANAMA- Ministri i Mbrojtjes i Panamasë, Frank Abrego ka hedhur poshtë kategorikisht idenë e kthimit të trupave amerikane në vend për të garantuar “sigurinë” e Kanalit që lidh Oqeanin Paqësor dhe Atlantik, gjë që u përmend më parë nga homologu i tij amerikan, Pete Hegseth.

“Panamaja e ka bërë të qartë përmes Presidentit (Jose Raul) Mulino se ne nuk mund të pranojmë baza ushtarake apo instalime mbrojtëse”, tha Abrego gjatë një konference të përbashkët shtypi me Hegseth në kryeqytetin e vendit të Amerikës Qendrore.

Kreu i Pentagonit amerikan, i cili përfundoi një vizitë dy-ditore në vend tha se mund të ketë një "mundësi" për të rihapur një bazë ushtarake, një stacion aeronautik, objekte ku trupat amerikane mund të bashkëpunojnë me trupat panameze, për të garantuar sigurinë e Kanalit.

Në mesin e muajit të kaluar, duke cituar dy burime të paidentifikuara në qeverinë amerikane, rrjeti televiziv NBC News raportoi se Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar forcat e armatosura të paraqesin opsione për rritjen e pranisë së trupave amerikane në Panama.

Transmetimi i këtij lajmi shkaktoi habi dhe pakënaqësi të forta në shtetin e Amerikës Qendrore, ku trupat amerikane nuk janë vendosur prej 25 vitesh, me përjashtim të rasteve kur po zhvillohen stërvitje të përbashkëta.

 

panama shba

Sondazh

Poll