Sport

Tension në Paris para PSG-Aston Villa: përplasje mes tifozëve dhe alarm i lartë sig

Mbrëmjen e djeshme, momente të tensionit të lartë kanë ndodhur pranë një lokali parizien, me karrige dhe grushte, siç dokumentohet nga disa video që qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale.

9 Prill 2025, 12:58 Nga DOSJA
Tension në Paris para PSG-Aston Villa: përplasje mes tifozëve dhe

FRANCE - Pragndeshja e shumëpritur e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Aston Villa u shoqërua me përplasje mes tifozëve në rrugët e kryeqytetit francez.

Mbrëmjen e djeshme, momente të tensionit të lartë kanë ndodhur pranë një lokali parizien, me karrige dhe grushte, siç dokumentohet nga disa video që qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale.

Edhe pse nuk ka rivalitet historik mes dy skuadrave, pjesëmarrja masive e tifozëve anglezë - rreth një mijë tifozë të Villa pa bileta, sipas Daily Mail - ka rritur ndjeshëm nivelin e alarmit.

Divizioni Kombëtar kundër Huliganizmit të Francës e ka vlerësuar ndeshjen me 3 nga 5, duke sinjalizuar mundësinë reale të çrregullimit.

Nuk dihet ende nëse përplasjet kanë qenë të paramenduara, apo një incident i izoluar, por situata ka kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe ngre shqetësime për sigurinë përpara ndeshjes së sotme në Parc des Princes.

Autoriteteve tani po u kërkohet të rrisin mbikëqyrjen për të parandaluar që mbrëmja e futbollit të kthehet në një skenë dhune të mëtejshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll