Sport

Milan, ofertë e re rinovimi për Maignan…

Sipas asaj që raportohet nga Gazzetta dello Sport, duhet të jetë një kontratë trevjeçare me opsion për një sezon të katërt me 4.5 milionë në vit.

9 Prill 2025, 12:49 Nga DOSJA
Milan, ofertë e re rinovimi për Maignan…

ITALI - Milani dhe Maignan po kërkojnë një marrëveshje për të vazhduar së bashku.

Kontrata e Magic Majk pritet të skadojë qershorin e ardhshëm dhe pasi u duk se ishte arritur një marrëveshje në parim mes palëve, negociatat ngecën dhe portieri francez, në fund, nuk nënshkroi kurrë zgjatjen.

Tani drejtuesit e kuqezinjve thuhet se kanë bërë një lëvizje drejt Maignan me një ofertë të re: sipas asaj që raportohet nga Gazzetta dello Sport, duhet të jetë një kontratë trevjeçare me opsion për një sezon të katërt me 4.5 milionë në vit.

Gjatë diskutimeve të mëparshme, rrethi i lojtarit kërkoi një pagë afër 6 milionë, më pas periudha e stanjacionit me një sërë gabimesh ndaj Cagliari, Como, Juve dhe mbi të gjitha Feyenoord, ftohën negociatat dhe i shtyu ‘Djajtë’ të ulin ofertën e tyre.

Nëse rinovimi nuk arrihet, ndarja do të vijë në verë: Milani nuk mund të përballojë të humbasë lojtarët e tij më të mirë në një transfertë të lirë, veçanërisht pa të ardhurat nga Champions League e ardhshm

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll