Bota

"Ringjallet" ujku/ Shkencëtarët rikrijojnë një specie të zhdukur prej 13 mijë vitesh përmes modifikimit gjenetik

Këta ujqër janë një version i modifikuar i ujqërve të Antarkikut, një specie që ka shërbyer si frymëzim për figurën e “Ujqit të tmerrshëm” në serialin e famshëm Game of Thrones

8 Prill 2025, 21:15 Nga A.Ll
"Ringjallet" ujku/ Shkencëtarët rikrijojnë një
Ujqerit gri

OHAIO - Projekti, i cili filloi në vitin 2021, është një iniciativë që ka pasur si qëllim të rikrijojë ujqër të lashtë nga ADN-ja e nxjerrë nga fosilet e gjetura. ADN-ja e përdorur në këtë proces erdhi nga dy burime të rëndësishme: një dhëmb i vjetër 13,000 vjeçar nga Shteti i Ohajos dhe një kafkë më shumë se 72 mijë vjeçare nga Idaho.

Gjatë analizave gjenetike, shkencëtarët zbuluan lidhjen e ngushtë të Ujqërve të Antarkikut me ujqërit e sotëm, çakejtë dhe qentë e egër.

Për të krijuar një specie të ngjashme me ujqërit e lashtë, shkencëtarët modifikuan 20 gjene të ujkut gri, duke i dhënë atij pamjen dhe karakteristikat e Ujqërve të Antarktikut.

Megjithatë, disa mutacione shkaktuan probleme si shurdhimi dhe verbëria, dhe për këtë arsye, shkencëtarët përdorën vetëm 15 gjene të modifikuara për të krijuar embrionet.

Pasi embrionet u krijuan dhe u zhvilluan në barkun e një ujkonje surrogate, u lindën tri ujqër të rinj: dy meshkuj dhe një femër, të quajtur Romylos, Romos dhe Kalisi. Këta ujqër kanë tipare të ngjashme me ata të Antarktikut, përfshirë trupin e madh dhe gëzofin e dendur me ngjyrë të çelët. Ata do të qëndrojnë në një perimeter të kontrolluar dhe nuk do të lirohen në natyrë.

Kjo arritje teknologjike përfaqëson një hap të rëndësishëm në fushën e bioteknologjisë dhe mund të ketë implikime të rëndësishme për ruajtjen e specieve të rrezikuara.

Për shembull, kjo teknologji mund të përdoret në të ardhmen për të shpëtuar specie të kërcënuara nga zhdukja, si ujku i kuq i Karolinës së Veriut, duke ofruar mundësi për rigjallërimin e specieve që janë në rrezik të zhduken përfundimisht.

modifikuan 20 gjene të ujkut gri adn

Sondazh

Poll