Bota

“Ne marrim hua nga fshatarët kinezë”/ Komenti përçmues i JD Vance, reagon Kina: Injorancë dhe mungesë respekti

Retorika e ashpër e zëvendëspresidentit amerikan shkakton përplasje diplomatike me Pekinin mes një krize të re tarifash

8 Prill 2025, 19:24 Nga A.Ll
“Ne marrim hua nga fshatarët kinezë”/ Komenti
JD Vance

KINA - Një koment i ashpër dhe i papërmbajtur nga zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka ndezur një përplasje të re verbale midis SHBA-së dhe Kinës. Gjatë një interviste në Fox News, Vance deklaroi:

“Ne huazojmë para nga fshatarët kinezë për të blerë gjërat që ata prodhojnë”.

Kjo deklaratë shkaktoi menjëherë zemërim në Pekin, ku Ministria e Jashtme Kineze reagoi ashpër. Zëdhënësi Lin Jian e quajti deklaratën “të habitshme dhe të trishtueshme”, duke e cilësuar Vance si “injorant dhe të pasjellshëm”.

Komentet e Vance erdhën në një kohë kur Presidenti Trump po e çon përplasjen ekonomike me Kinën në një tjetër nivel. Trump ka vendosur një afat deri të martën që Kina të heqë tarifat e veta ndaj SHBA-së, përndryshe do të përballet me një taksë shtesë prej 50% mbi mallrat kineze.

Nëse paralajmërimi zbatohet, tarifat totale ndaj importeve kineze mund të arrijnë në 104%, duke përfshirë:

20% të vendosur në mars
34% të shpallura javën e kaluar
50% të reja si kundërmasë

Ndërsa Trump dhe Vance argumentojnë se politikat tarifore mbrojnë ekonominë amerikane dhe vendet e punës, ekspertët ekonomikë paralajmërojnë pasoja të rënda.

Pekini nuk la vend për dyshime mbi qëndrimin e saj. “Pozicioni i Kinës mbi marrëdhëniet tregtare është bërë shumë i qartë. Ne do të luftojmë deri në fund kundër presionit dhe shantazhit,” deklaroi zëdhënësi Lin.

jd vance kina

Sondazh

Poll