8 Prill 2025, 16:57
Nga E. D
Elon Musk dhe Peter Navarro
SHBA- Peter Navarro, këshilltari kryesor i presidentit Donald Trump për tregtinë dhe prodhimin, ka kundërshtuar ashpër thirrjen e miliarderit Elon Musk për “zero tarifa” midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, duke e quajtur Musk-un një montues makinash dhe duke nënvizuar se ai është i varur nga pjesët e importuara.
Navarro, i njohur si arkitekti i politikave tarifore të Trump, shprehu pakënaqësinë e tij në një intervistë me CNBC, duke theksuar se, megjithëse Musk ka bërë një punë të shkëlqyer për të përmirësuar qeverinë, ai nuk ka të drejtë të flasë për tarifat. Gjithashtu Navarro e shpjegoi se ai dhe ekipi i Trump kërkojnë që prodhimi i pjesëve të bëhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kur bëhet fjalë për tarifat dhe tregtinë, ne të gjithë e dimë që Elon nuk është një prodhues makinash. Ai është një montues makinash. Ajo që ne duam, dhe ndryshimi mes mendimit tonë dhe atij të Elon Musk, është që gomat të prodhohen në Akron, duam që transmisionet të prodhohen në Indianapolis,” tha Navarro, duke shtuar se shumë nga pjesët e Tesla vijnë nga Japonia, Kina dhe Tajvani.
Por Elon Musk i është përgjigjur menjëherë Peter Navarro, duke mbrojtur Teslën.
"Tesla prodhon shumicën e makinave amerikane. Navarro është më budalla se një thes me tulla," shkroi Musk në X.
Në një postim tjetër, Musk vazhdoi sërish sulmin: "Navarro është me të vërtetë budalla. Ajo që ai thotë është dukshëm e rreme. Me çdo përkufizim që e shikoni, Tesla është prodhuesi më i kompletuar i makinave në Amerikë, me përqindjen më të lartë të përmbajtjes amerikane."
Deklaratat e Musk erdhën si përgjigje ndaj një interviste që Navarro i dha CNBC të hënën, në të cilën ai argumentoi se Musk nuk është një prodhues makinash, por një montim i thjeshtë, pasi automjetet Tesla përbëhen nga komponentë me burim nga jashtë.
Pak ditë më parë, në një postim që më pas e fshiu, Musk kishte shkruar se Navarro nuk ka ndërtuar asgjë. Ndërsa sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, u shfaq indiferente ndaj sulmeve publike të Musk ndaj një zyrtari qeveritar. Sido qoftë Levitt iu përgjigj gazetarit të CNBC Eamon Javers duke thënë se "Ne jemi qeveria më transparente në histori - ne i shprehim hapur mosmarrëveshjet tona."
elon musk dhe peter navarro
Bota
8 Prill 2025, 15:59
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë të ditur se Ukraina ka informacione se ka shum&...
Bota
8 Prill 2025, 15:45
E. D
foto ilustruese
KINA- Lufta tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë nuk tregon shenja të ngadalësimit, Pekini &e...
Bota
8 Prill 2025, 15:28
E. D
pamje nga vendngjarja
REPUBLIKA DOMENIKANE- Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi një çati u shemb në një klub nate n...
Bota
8 Prill 2025, 14:36
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Numri i ekzekutimeve të regjistruara në mbarë botën ka arritur nivelin më të lartë n&eum...
Bota
8 Prill 2025, 14:44
r.ll
jd vance
PEKIN- Kina e ka quajtur nënpresidentin e SHBA-së JD Vance "injorant dhe të pasjellshëm" pas deklaratës së tij ...
Bota
8 Prill 2025, 14:17
r.ll
von der leyen, trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Bashkimi Evropian do të duhet të angazhohet për të blerë ...
Bota
8 Prill 2025, 14:10
N.F
Vullkani
FILIPINE- Një alarm është ngritur në Filipine pas shpërthimit të vullkanit Kanlaon në or&eu...
Bota
8 Prill 2025, 13:53
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Muaji i kaluar ishte marsi më i nxehtë i regjistruar në Evropë. Kështu tregojnë të dhënat e ...
Bota
8 Prill 2025, 13:59
r.ll
elon musk
SHBA- Për herë të parë që nga nëntori 2024, pasuria e Elon Musk ra nën 300 miliardë dollarë...
Bota
8 Prill 2025, 13:50
r.ll
foto ilustruese
SEUL- Koreja e Jugut do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 3 qershor, tha udhëheqësi i saj në detyrë, p...