Sport

ZYRTARE/ Southampton shkarkon Ivan Juriçin, një ditë pas rënies nga Premier...

Bordi drejtues i 'Saints' njoftoi shkarkimin e tij mëngjesin e sotëm pas disfatës ndaj Spurs.

7 Prill 2025, 15:25 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Southampton shkarkon Ivan Juriçin, një ditë pas

ANGLI - Kohës së Ivan Juriçit, si trajner i Southamptonit i vjen fundi. Klubi anglez njoftoi mëngjesin e sotëm se trajneri kroat ka pushuar së qeni trajner i skuadrës. Humbja e djeshme ndaj Tottenhamit nënkuptonte rënien e skuadrës nga Premier League me shtatë ndeshje të mbetura.

Bordi drejtues i skuadrës bën me dije se “ka arritur marrëveshje me trajnerin për t’i dhënë fund kohës në klub”. Juriç mbërriti te ‘Shenjtorët’ në dhjetor dhe ka zgjatur 108 ditë në detyrë. Kroati mori frenat e skuadrës duke qenë në fund të tabelës me vetëm pesë pikë. 

Juriç ka drejtuar skuadrën në 16 ndeshje dhe nuk ka mundur të përmbysë dinamikën, duke marrë vetëm pesë pikë. Një fitore ndaj Ipswich dhe dy barazime ndaj Fulham dhe Crystal Palace. “Ne nuk kemi parë performancën e pritur, por i jemi mirënjohës Ivanit dhe stafit të tij stërvitor për përkushtimin dhe luftën e tyre gjatë kësaj kohe”, thuhet në deklaratë.

'Soton' ka emëruar Simon Rusk si trajner të përkohshëm për pjesën e mbetur të sezonit. Adam Lallana do të shërbejë si ndihmës-trajner. Southampton është skuadra e parë që vërteton rënien e saj në kategorinë e dytë të ligave kryesore dhe, për herë të parë në histori, bëhet klubi që bie një kategori në poshtë me kaq shumë ndeshje (7) për të luajtur ende.

Derby County ka rekordin si skuadra me më pak pikë (11) për t'u zbritur në sezonin 2007-2008. Një rënie që u certifikua më 29 mars 2008 me gjashtë ditë të mbetura nga Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll