Politike

Vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut/ Beleri: Është një shfajësim i parë, më në fund drejtësi

Gjithashtu Beleri e konsideron të paligjshëm arrestimin e tij dy ditë përpara zgjedhjeve.

7 Prill 2025, 19:26 Nga M.B
Vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut/
Fredi Beleri

STRASBURG- Eurodeputeti Fredi Beleri, ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Evropaine për rishikimin e arrestimit të tij në 12 maj 2023. Beleri thotë se ky vendim është një lajm i mirë, për ata qytetarë, si shqiptarë ashtu dhe 'minoritarë', që kërkojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Gjithashtu Beleri e konsideron të paligjshëm arrestimin e tij dy ditë përpara zgjedhjeve.

“Vendimi paraprak i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me të cilin ankimi im kundër paraburgimit tim të paligjshëm, dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë, gjykohet i vlefshëm në parim, është një shfajësim i parë, por në të njëjtën kohë dhe një shfajësim i madh.

Më në fund, drejtësi për ata që vazhdojnë të luftojnë për shtetin e së drejtës, institucionet demokratike dhe anëtarësimin e Shqipërisë, falënderoj avokatin tim, profesorin Nikos Alivizato, i cili me ekipin e tij e trajtoi çështjen sot, për të rimarrë atë që ne fituam në mënyrë demokratike”, tha Beleri.

fredi beleri

Sondazh

Poll