Politike

“Një mashtruese në fushatë”! Bardhi thirrje qytetarëve: Mos ia besoni votën Edi Ramës! Pensionin 200 euro do ta bëjmë ne...

Bardhi përmes një video të publikuar në rrjetin Facebook, ironizon Kryeministrin Edi Rama për fushatën që ai po bën. Në videon e publikuar Bardhi e cilëson Edi Ramën “mashtrues në fushatë”. Gjithashtu në video bardhi thotë se qeveria aktuale nuk i realizon dot premtimet për rritje të pensioneve.

7 Prill 2025, 16:53 Nga E. D
“Një mashtruese në fushatë”! Bardhi thirrje
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe njëkohësisht drejtuesi politik i Qarkut të Fierit u ka bërë thirrje qytetarëve dhe në veçanti pensionistëve që në 11 maj të mos votojnë Edi ramën. Bardhi përmes një video të publikuar në rrjetin Facebook, ironizon Kryeministrin Edi Rama për fushatën që ai po bën. Në videon e publikuar Bardhi e cilëson Edi Ramën “mashtrues në fushatë”. Gjithashtu në video bardhi thotë se qeveria aktuale nuk i realizon dot premtimet për rritje të pensioneve.

Postimi i Bardhit:

Ka një fjalë të urtë që thotë se “kur një klloun shkon në pallat, ai nuk bëhet mbret, por pallati bëhet cirk”. Asgjë më shumë sesa kjo nuk i shkon Edi Ramës. 6 muaj më parë, kur ne u angazhuam për rritjen e pensioneve mbi 200 euro, na tha se po falimentonim shtetin. Tani, ka shkuar tek premtimi ynë, por që ai s’e realizon dot.
Sepse nuk do!
Sepse nuk di!
Sepse vjedh!
Ndiqeni me zë dhe me figurë kryeministrin që mashtron dhe ndëshkojeni me votë.

 

gazment bardhi

Sondazh

Poll