Politike

Kreu i Misionit të OSBE për vëzhgimin e zgjedhjeve takime me PL-në, Meta: Votimet, jetike për integrimin europian

Meta thotë se zgjedhjet e 11 Majit janë më jetiket për Shqipërinë dhe përcaktuese për integrimin e saj europian ndaj dhe përfaqësuesit e PL ndanë gjerësisht në këtë takim shqetësimet e shumta që lidhen me realizimin e një procesi të lirë dhe të ndershëm.

7 Prill 2025, 17:29 Nga M.B
Kreu i Misionit të OSBE për vëzhgimin e zgjedhjeve takime me
Foto nga takimi

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes në rrjetet sociale pas takimeve të ambasadorit, Lamberto Zannier, kreu i Misionit të OSBE/ODIHR për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të 11 majit, me përfaqësues të PL-së. Meta thotë se zgjedhjet e 11 Majit janë më jetiket për Shqipërinë dhe përcaktuese për integrimin e saj europian ndaj dhe përfaqësuesit e PL ndanë gjerësisht në këtë takim shqetësimet e shumta që lidhen me realizimin e një procesi të lirë dhe të ndershëm.

Ai shton se përfaqësuesit e PL theksuan se këto probleme janë derivate të kapjes së shtetit dhe institucioneve të pavarura nga kryeministri Edi Rama, i cili, sipas tij, kërkon të mbajë me çdo kusht të asaj që e quan "Narkopushtet" duke manipuluar zgjedhjet dhe duke përdorur shtetin në funksion të shit-blerjes së votave dhe shantazhit ndaj votuesve.

Gjithashtu Meta thotë se prfaqësuesit e Partisë së Lirisë i shprehën Ambasadorit Zannier gatishmërinë e plotë të opozitës për të kontribuar për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe për realizimin e standardeve sa më të larta në zgjedhje.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë që Ambasadori, Z. Lamberto Zannier, kreu i Misionit të OSBE/ODIHR për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të 11 Majit nisi sot me Partinë e Lirisë takimet me forcat politike.

Zgjedhjet e 11 Majit janë më jetiket për Shqipërinë dhe përcaktuese për integrimin e saj europian ndaj dhe përfaqësuesit e PL ndanë gjerësisht në këtë takim shqetësimet e shumta që lidhen me realizimin e një procesi të lirë dhe të ndershëm, nga shpërdorimi flagrant i fondeve financiare të Buxhetit të Shtetit, mijëra punësime të paligjshme e politike, keqpërdorimi i administratës publike dhe infrastrukturës e logjistikës shtetërore për fushatën e partisë në pushtet e deri te presionet nëpërmjet sistemit kriminal të patronazhistëve, duke dhunuar hapur Kodin Zgjedhor dhe çdo ligj tjetër.

Përfaqësuesit e PL theksuan se këto probleme shumë të rënda janë derivate të kapjes së shtetit dhe institucioneve të pavarura nga Edi Rama, i cili kërkon të mbajë me çdo kusht Narkopushtetin duke manipuluar zgjedhjet dhe duke përdorur shtetin në funksion të shit-blerjes së votave dhe shantazhit ndaj votuesve.

Gjithashtu u vë në dukje fakti tepër skandaloz i pengimit kriminal të aktivitetit tim politik dhe elektoral, si lider i partisë së dytë opozitare në vend, nëpërmjet izolimit ekstrem për mbi 6 muaj pas një rrëmbimi banditesk të orkestruar dhe ekzekutuar nga Qeveria, pa fakte, pa dokumente dhe pa prova penale, duke më pamundësuar jo vetëm takimet me drejtuesit e Partisë së Lirisë, kontaktet me zgjedhësit, por edhe duke më mohuar të drejtën elementare të njihem dhe të shoh materialet e fushatës time elektorale, si kandidat për deputet i koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në listën e hapur të Qarkut Tiranë.

Këto janë dëshmi të përpjekjeve kriminale të Edi Ramës jo vetëm për të penguar aktivitetin normal politik e elektoral të opozitës, por edhe të goditjes mafioze të kundërshtarëve të tij politikë, nëpërmjet burgosjes, duke cënuar rëndë parimet e shtetit të së drejtës, të demokracisë, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.

Përfaqësuesit e Partisë së Lirisë i shprehën Ambasadorit Zannier gatishmërinë e plotë të opozitës për të kontribuar për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe për realizimin e standardeve sa më të larta në zgjedhje.

ilir meta

Sondazh

Poll