Bota

Shkencëtarët krijojnë kopje 3D të lëkurës së njeriut me qeliza të gjalla, besojnë se kjo mund t'i japë fund testimit të produkteve mbi kafshët laboratorike

Studimi i tyre vjen mes kufizimeve të vendosura nga Bashkimi Evropian për testimin e produkteve kozmetike dhe përbërësve të tyre nga kafshët.

7 Prill 2025, 12:21 Nga N.F
Shkencëtarët krijojnë kopje 3D të lëkurës së
Foto ilustruese

SHBA- Shkencëtarët kanë zhvilluar një kopje 3D të lëkurës së njeriut me qeliza të gjalla, të cilat ata besojnë se do të lejojnë që kozmetika të testohet pa përdorimin e kafshëve laboratorike. Shkencëtarët në mbarë botën po kërkojnë alternativa për të testuar përthithjen dhe toksicitetin e kozmetikës si kremrat kundër diellit dhe serumet. Studiuesit që qëndrojnë pas studimit, të botuar në revistën STAR Protocols vërejnë se lëkura që ata zhvilluan imiton strukturën natyrale të indeve me tre shtresa të lëkurës së njeriut dhe është gati për testimin e nanogrimcave kozmetike.

Studimi i tyre vjen mes kufizimeve të vendosura nga Bashkimi Evropian për testimin e produkteve kozmetike dhe përbërësve të tyre nga kafshët. Pika fillestare për të bërë këto imitime të lëkurës është një formulim hidrogel, i cili printohet së bashku me qelizat e gjalla.

Ky xhel me përmbajtjen e tyre të lartë të ujit, krijojnë kushte ideale për rritjen e qelizave. Një nga autoret e studimit të ri nga Universiteti i Teknologjisë i Grazit në Austri, Stana Kleinschek tha se hidrogelët për imitimin e lëkurës me printim 3D duhet të plotësojnë një sërë kërkesash. Ato duhet të jenë në gjendje të ndërveprojnë me qelizat e gjalla të lëkurës. Këto qeliza jo vetëm që duhet të mbijetojnë, por edhe të jenë në gjendje të rriten dhe të shumohen.

Qelizat e rritura në hidrogel duhet gjithashtu të stabilizohen pa përdorimin e kimikateve toksike. Ajo theksoi se vetëm kur qelizat e lëkurës në hidrogel mbijetojnë në kulturën e qelizave për dy deri në tre javë dhe zhvillojnë indet e lëkurës. Ky imitues i lëkurës mund të përdoret më pas për testime të mëtejshme qelizore të kozmetikës."

Shkencëtarët pohojnë se testet e tyre të para me qelizat e lëkurës të printuara 3D kanë qenë "shumë të suksesshme". Studiuesit argumentojnë se protokolli i ri ofron gjithashtu një metodë për zhvillimin e biomaterialeve të qëndrueshme për ilaçet për rigjenerimin e indeve.

be lekura e njeriut kafshe

Sondazh

Poll