7 Prill 2025, 08:14
Nga N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Numri i kërkesave për azil të paraqitura në Gjermani shënon rënie të ndjeshme këtë vit Për herë të parë ndër vite Gjermania nuk pranoi më shumë aplikime se vendet e tjera. Sipas raportit të fundit të Komisionit të BE-së, Gjermania nuk është më kryesuesja e BE-së në aplikimet për azil për herë të parë në vite. "Welt am Sonntag" citoi raportin e 2 prillit 2025, të konsideruar si konfidencial, mbi situatën e migrimit në BE dhe vendet e treta.
Vendin e parë në aplikimet për azil aktualisht e mban Franca me 40.871 kërkesa të regjistruara për azil nga 1 janari deri më 31 mars të këtij viti. Pastaj renditet Spanja (39.318 kërkesa për azil) dhe e treta Gjermania.
Rënie prej 41 për qind
Në Gjermani, numri i kërkesave për azil ka rënë me 41 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku kishte 37.387 aplikime. Në fund të renditjee së BE gjenden Hungaria me 22 kërkesa për azil dhe Sllovakia me 37 kërkesa. Sipas raportit të Welt am Sonntag, një e katërta e të gjitha aplikimeve për mbrojtje në Gjermani bëhen nga sirianë (24 përqind), të ndjekur nga afganët (16 përqind) dhe turqit (11 përqind). Franca është bërë vendi numër një i destinacionit për ukrainasit.
Rritje e ndjeshme e kërkesave për azil nga Venezuela
Sipas raportit, shumica e atyre që kërkojnë mbrojtje në BE, si dhe Zvicër dhe Norvegji erdhën nga Venezuela, të ndjekur nga azilkërkuesit nga Afganistani dhe Siria. Në përgjithësi, numri i kërkesave për azil nga venezuelasit u rrit me 44 për qind në tremujorin e parë të këtij viti. Kërkesat për azil nga ukrainasit, kinezët dhe indianët gjithashtu u rritën ndjeshëm. Në të kundërt, dukshëm më pak njerëz nga Siria, Kolumbia dhe Turqia kanë aplikuar për azil gjatë kësaj periudhe./ DW
gjermani be
Bota
7 Prill 2025, 08:05
N.F
Boris Johnson
SHBA- Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ndodhet me pushime në SHBA dhe në një video të postuar nga...
Bota
7 Prill 2025, 07:56
N.F
Sigmar Gabriel
KANADA- Ish-ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel ka sugjeruar që Kanadasë t’i ofrohet anëtarësimi i pje...
Bota
7 Prill 2025, 07:44
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
BRAZIL- Një incident i rrallë ka ndodhur në Brazil me një avion të vogël duke b&eum...
Bota
7 Prill 2025, 07:34
N.F
Foto ilustruese
HAITI- Presidenti i Republikës Domenikane, Luis Abinader, njoftoi dje të dielën dërgimin e përforcimeve për t...
Bota
7 Prill 2025, 07:37
r.ll
Foto ilustruese
IRAN- Ali Larijani, këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, ka paralajmëruar se një veprim ushtarak kund&eu...
Bota
7 Prill 2025, 07:30
r.ll
donald trump
SHBA- Frika e një lufte tregtare globale rëndoi shumë në tregjet aziatike të aksioneve, të cilat zgjer...
Bota
7 Prill 2025, 07:27
N.F
Bill Ackman
SHBA- Menaxheri i fondit të investimeve miliarder Bill Ackman i cili bëri fushatë në favor të kandidatur&eu...
Bota
7 Prill 2025, 07:22
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se marrëveshja TikTok ishte mjaft afër. Megjithatë, ai vuri në...
Bota
6 Prill 2025, 22:32
I.A
Termeti
MIANMAR- Numri i viktimave nga tërmeti vdekjeprurës në Mianmar është në rritje. Gati një javë pas tërm...
Bota
6 Prill 2025, 21:35
A.Ll
Tragjedi ne Teksasin perëndimor
SHBA - Një tragjedi shëndetësore ka goditur Teksasin perëndimor, pasi një fëmijë i ...