Bota

Ish-ministri i Jashtëm gjerman sugjeron që Kanadasë t’i ofrohet anëtarësimi i pjesshëm në Bashkimin Evropian

Sipas tij Kanadaja është më evropiane se disa anëtarë të Bashkimit Evropian.

7 Prill 2025, 07:56 Nga N.F
Ish-ministri i Jashtëm gjerman sugjeron që Kanadasë t’i
Sigmar Gabriel

KANADA- Ish-ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel ka sugjeruar që Kanadasë t’i ofrohet anëtarësimi i pjesshëm në Bashkimin Evropian. Gabriel u shpreh se Evropa duhet t’i rezistojë shtytjes së presidentit Donald Trump për ta bërë Kanadanë pjesë të SHBA-së.

“Ndoshta jo si një anëtar i integruar plotësisht si të tjerët, por ndoshta pjesërisht”, tha socialdemokrati.

Sipas tij Kanadaja është më evropiane se disa anëtarë të Bashkimit Evropian. Trump vazhdimisht e ka quajtur Kanadanë si shtetin e 51-të të SHBA-së. Presidenti amerikan ka ushtruar presion ndaj fqinjit të tij verior përmes tarifave, duke bërë që Kanada të vendosë tarifa për importet e disa automjeteve nga SHBA. 

sigmar gabriel kanada be

Sondazh

Poll