Aktualitet

Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, katër persona përfundojnë në spital

Sipas informacioneve policore një 19-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

7 Prill 2025, 08:43 Nga r.ll
Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, katër persona
foto ilustruese

TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të tunelit të Murrizit me kah lëvizjeje Tiranë-Klos. Sipas informacioneve policore një 19-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Klos/Informacion paraprak

Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident te tuneli i murrizit

Sondazh

Poll