Aktualitet

Mot i kthjellët me temperatura nën zero, mësoni si pritet të jetë moti sot

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10-20 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

7 Prill 2025, 07:22 Nga r.ll
Mot i kthjellët me temperatura nën zero, mësoni si pritet të
foto ilustruese

TIRANË- Pas një fundjave me reshje shiu dhe dëbore në disa zonë të vendit, java parashikohet të nisë me mot të qëndrueshëm, por të ftohtë.

Për ditën e hënë moti në vend parashikohet të jetë i kthjellët, por me temperatura të ulëta, deri në -4 gradë celsius në veri të vendit.

Edhe zona qendrore dhe ajo jugore e vendit do të përballen me temperatura të ulëta, deri në -1 gradë celsius. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10-20 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

moti 7 prill 2025

Sondazh

Poll