Politike

Rama nderohet me Medaljen Presidenciale në Izrael, Herzog: Gjatë Holokaustit, shqiptarët ishin simbol nderi dhe kurajo

Herzog shprehu mirënjohje për popullin shqiptar dhe kryeministrin Rama për mbështetjen ndaj popullit hebre.

7 Prill 2025, 08:16 Nga r.ll
Rama nderohet me Medaljen Presidenciale në Izrael, Herzog: Gjatë
dhenia e medaljes

IZRAEL- Kryeministri Edi Rama është nderuar sot nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog me medaljen presidenciale, urdhri më i lartë civil i Izraelit.

Dy liderët kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat, ku Herzog shprehu mirënjohje për popullin shqiptar dhe kryeministrin Rama për mbështetjen ndaj popullit hebre.

“Nder i madh t’u uroj mirëseardhjen në rezidencën presidenciale dhe tu jap medalje presidenciale të nderit të Izraelit, urdhri më i lartë civil i Izraelit. Kjo medalje nderon ata si ju që kanë ndriçuar botën me udhëheqje të jashtëzakonshme, që kanë dëshmuar miqësinë e guximshme me popullin hebre.  Kodi shqiptar i besës, betimi i shenjtë i nderit mbrojtjes dhe integritet ndihet në këtë holl. Besa ka udhëhequr kombin shqiptar, gjatë Holokaustit, shqiptarët ishin simbol nderi dhe kurajo që u dhanë strehë hebrenjve që arratiseshin nga pjesë të tjera të Europës. Kjo thirrje integriteti e nderi e popullit tuaj gjen jehonë fort në udhëheqjen tuaj”, tha presidenti Isaac Herzog.

edi rama isaac herzog

Sondazh

Poll