Bota

Një avion i vogël bën ulje emergjente midis makinave në lëvizje në një autostradë në Brazil (VIDEO)

Në avionin e vogël ishin dy pasagjerë dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk mbeti i dëmtuar.

7 Prill 2025, 07:44 Nga N.F
Një avion i vogël bën ulje emergjente midis makinave në
Pamje nga vendi i ngjarjes

BRAZIL- Një incident i rrallë ka ndodhur në Brazil me një avion të vogël duke bërë një ulje emergjente mes makinave në lëvizje në një autostradë në vend. Ulja u regjistrua nga pasagjerët e mjeteve të tjera, të cilët ndodheshin disa metra mbrapa Pelican 500 BR.

Në avionin e vogël ishin dy pasagjerë dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk mbeti i dëmtuar. Në video shfaqen manovrat e pilotit, i cili arriti të ulë avionin pa u përplasur dhe pa shkaktuar një aksident trafiku.

Sipas policisë, avioni që pati probleme me motorin, mbante pilotin 29-vjeçar Mateus Renan Calado dhe pronarin e tij 71-vjeçar, Valdemiro Jose Minella. Avioni pati telashe pak pasi u ngrit nga një aeroport në provincën jugore Santa Catarina të Brazilit, pak pas mesditës të së dielës.

brazil

Sondazh

Poll