Aktualitet

EMRI/ U kap me doza kokaine të gatshme për shitje, arrestohet 38-vjeçari në Lezhë

38-vjeçari, i identifikuar si Elis Prenga, po udhëtonte në një automjet tip “BMW” kur u ndalua dhe kontrollua nga blutë.

6 Prill 2025, 13:34 Nga E. D
EMRI/ U kap me doza kokaine të gatshme për shitje, arrestohet
foto ilustruese

LEZHË- Një 38-vjeçar është arrestuar në lezhë, pasi u kap në flagrancë nga policia me një sasi kokaine, e ndarë në doza me qëllim shitjen. 38-vjeçari, i identifikuar si Elis Prenga, po udhëtonte në një automjet tip “BMW” kur u ndalua dhe kontrollua nga blutë. Sipas policisë përveç lëndës narkotike, 38-vjeçarit iu gjet edhe një shumë e madhe parash, e cila dyshohet se është përfituar nga shitja e dozave të kokainës.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një automjet tip “BMË”, me drejtues shtetasin K. P., dhe pasagjer shtetasin E. P. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike, kokainë, si dhe një shumë parash, për të cilën dyshohet se ky shtetas e kishte përfituar nga shitja e lëndës narkotike në doza.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, shuma e parave, automjeti tip “BMË” dhe një aparat celular. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 38 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

elis prenga

Sondazh

Poll