Aktualitet

Rënia e temperaturave në vend/ Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore në Shkodër dhe Pukë

Mësohet se reshjet kanë përfshirë akset Boge-Theth, Tamare-Vermosh duke vështirësuar lëvizjen në këto zona.

6 Prill 2025, 13:26 Nga M.B
Rënia e temperaturave në vend/ Rikthehen reshjet e dëborës
Foto ilustruese

SHKODRA- Rënia e temperaturave ka sjellë reshje të dendura dëbore në zonat malore në Shkodër dhe Pukë. Mësohet se reshjet kanë përfshirë akset Boge-Theth, Tamare-Vermosh duke vështirësuar lëvizjen në këto zona.

Ndërkohë, borëpastrueset në Shkodër e Pukë mësohet se janë në terren për të pastruar rrugët dhe siguruar kalueshmërinë, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve dhe përdorimin e gomave dimërore.

shkodra

Sondazh

Poll