Aktualitet

Kukësi përfshihet nga reshjet e shiut dhe dëborës, këshillohet kujdes në disa akse

Në lartësitë prej 600 metrash mbi nivelin e detit, reshjet e shiut kanë lënë vendin borës, e cila deri më tani ka arritur deri në 5 cm në disa zona.

6 Prill 2025, 11:58 Nga E. D
Kukësi përfshihet nga reshjet e shiut dhe dëborës,
foto nga vendngjarja

KUKËS- Qyteti i Kukësi është përfshirë mëngjesin e sotëm nga një mot i keq, i shoqëruar me erëra të forta, reshje shiu dhe bore, si dhe ulje të ndjeshme të temperaturave. Në lartësitë prej 600 metrash mbi nivelin e detit, reshjet e shiut kanë lënë vendin borës, e cila deri më tani ka arritur deri në 5 cm në disa zona.

Pavarësisht kushteve të motit, zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë dhe Dragobi nuk kanë paraqitur probleme në lëvizje.

Megjithatë, drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugët nacionale janë të këshilluar të bëjnë kujdes, veçanërisht në segmentet Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës dhe Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali.

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht ndonëse nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve. Gjithashtu firmat mirëmbajtëse po punojnë për largimin dhe pastrimin e akseve më problematike. 

moti i keq ne kukes

Sondazh

Poll