Sport

Reali ka gjetur ‘çelësin’ për të fituar ndaj Barçës në finale të Kupës së Mbretit!

Lojtarët e Real Madridit duket se kanë gjetur mënyrën se si të triumfojnë ndaj Barcelonës kur të takohen në finale të Kupës së Mbretit më vonë gjatë këtij muaji.

5 Prill 2025, 14:00 Nga DOSJA

Reali ka gjetur ‘çelësin’ për të fituar ndaj

SPANJE - Barcelona u kualifikua në finale të Kupës së Mbretit, pasi e mposhti Atletico Madridin me rezultat të përgjithshëm 5-4 pas dy ndeshjeve. 

Kjo fitore bëri që të kemi ‘El Clasicon’ e parë në një finale që nga viti 2014. Tani, sipas një raportimi nga El Chiringuito, liderët e Real Madridit besojnë se ata kanë gjetur një mënyrë se si t’i mposhtin blaugranasit. 

‘Los Blancosit’ besojnë se në rast ata arrijnë të konkurrojnë për 60 minutat e para të ndeshjes, duke qëndruar me rezultat të barabartë ose duke fituar, do të sigurojnë trofeun. 

Grupi i liderëve të Real Madridit beson se Barcelona vuan në aspektin fizik në fazat e fundit të ndeshjes. Në këtë mënyrë, Madridi ka besim se ata janë superiorë ndaj rivalit të tyre në aspektin fizik dhe kjo mund t’u japë atyre një dorë ndihme në këtë ndeshje. 

Kujtojmë se në dy përballjet e para të këtij sezoni mes dy skuadrave, Barcelona i ka fituar të dyja me rezultat 4-0 dhe 5-2 respektivisht. Të dy ekipet do të rikthehen në aksion gjatë fundjavës, me Real Madridin që do të jetë mikpritës i Valencias, ndërsa Barcelona i Betisit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll