Sport

Carlo Anceloti: “Nuk jam unë, ai që do të vendos për largimin”...

Real Madrid ka parë spanjolin Xabi Alonson, si alternativën e duhur për të ardhmen e stolit të ‘los blancos’ sezonin e ardhshëm.

5 Prill 2025, 13:30 Nga DOSJA

Carlo Anceloti: “Nuk jam unë, ai që do të vendos për

SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Carlo Anceloti, hodhi poshtë zërat se ka kërkuar të largohet që sezonin e ardhshëm nga skuadra. Ai theksoi se kontrata që ka me ‘Los Blancosit’ do të respektohet deri në fund.

"Unë jam përgjigjur tashmë. Nuk do të jem unë ai që do të kërkoj të largohet nga ky klub”, tha Anceloti. Trajneri italian është kritikuar shumë si nga tifozët madrilènë ashtu dhe nga drejtuesit për rezultatet e dobëta që ka pasur këtë vit.

Në këto kushte, Real Madrid ka parë spanjolin Xabi Alonson, si alternativën e duhur për të ardhmen e stolit të ‘los blancos’ sezonin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll