Aktualitet

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, ja si pritet të jetë moti sot

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

5 Prill 2025, 07:25 Nga r.ll
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, ja si pritet të jetë
foto ilustruese

TIRANË- Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

moti 5 prill 2025

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Prill 2025, 21:53 Esmeralda Topi

Klima po ‘djeg’ bujqësinë

foto ilustruese TIRANË-  E hëna, për shumicën e familjeve shqiptare, është “dita e fasules”. Një zakon ...