Aktualitet

26-vjeçarja kapet në aeroportin e Qipros me 40 kg marijuanë, udhëtoi në Tajlandë me një shqiptar dhe grek, ende mister roli i tyre

Dy burrat janë kthyer në Greqi dy ditë më herët se ajo, ndërsa e reja ka udhëtuar e vetme nëpërmjet Qipros më 30 mars.

4 Prill 2025, 22:14 Nga N.F
26-vjeçarja kapet në aeroportin e Qipros me 40 kg marijuanë,
Droga

QIPRO- Një 26-vjeçare greke është arrestuar në aeroportin e Qipros. Arrestimi i saj erdhi pasi në bagazhin e saj iu gjet një sasi prej 40 kg marijuanë. 26-vjeçarja kishte udhëtuar drejt Tajlandës, e shoqëruar me një shqiptar dhe një grek.

Dy burrat janë kthyer në Greqi dy ditë më herët se ajo, ndërsa e reja ka udhëtuar e vetme nëpërmjet Qipros më 30 mars. Gjatë një kontrolli në aeroport, 40 kilogramë marijuanë u gjetën në dy thasë me vakum najloni, të cilat përmbanin thasë më të vegjël me lëndë bimore.

Në 48 orët e fundit, pas një sinjali të Interpolit për llogari të Shërbimit Kundër Narkotikëve të Qipros, janë kryer kontrolle në banesa në Lamia, si në banesën e 26-vjeçares, ashtu edhe në atë të ish-bashkëshortit. Hetimet janë kryer me diskrecion absolut dhe deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për gjetjet apo lidhjet e mundshme me një rrjet ndërkombëtar droge.

droge

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Prill 2025, 21:53 Esmeralda Topi

Klima po ‘djeg’ bujqësinë

foto ilustruese TIRANË-  E hëna, për shumicën e familjeve shqiptare, është “dita e fasules”. Një zakon ...