Aktualitet

Operacion antidrogë në Spanjë, vihen në pranga 4 shqiptarë, sekuestrohen mbi 80 kg marijuanë

Shqiptarët e arrestuar akuzohen për trafik droge dhe mashtrim me energjinë elektrike.

4 Prill 2025, 21:50 Nga N.F
Operacion antidrogë në Spanjë, vihen në pranga 4
Droga

SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë vë në në pranga 4 shqiptarë. Garda Civile në bashkëpunim me Policinë Vendore të Hostalric, ka çmontuar një plantacion marijuane “të brendshme” që ndodhet në një godinë industriale në këtë bashki në rajonin e Selvës.

Shqiptarët e arrestuar akuzohen për trafik droge dhe mashtrim me energjinë elektrike. Hetimet u kryen pas marrjes së indikacioneve që tregonin për ekzistencën e një organizate kriminale të dedikuar për trafikun e drogës. Nisur nga këto dyshime, u kërkua një urdhër hyrje dhe kontrolli për të hyrë në objektin industrial.

Gjatë operacionit, agjentët sekuestruan gjithsej 80.4 kg sytha marijuanë, si dhe të gjitha pajisjet elektrike të përdorura për kultivimin e këtij lloji të plantacioneve të brendshme. Nuk përjashtohen edhe arrestime të tjera në kuadër të këtij hetimi, i cili mbetet i hapur.

droge ne spanje arrestohen 4 shqiptare ne spanje

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Prill 2025, 21:53 Esmeralda Topi

Klima po ‘djeg’ bujqësinë

foto ilustruese TIRANË-  E hëna, për shumicën e familjeve shqiptare, është “dita e fasules”. Një zakon ...