Bota

"Do të bëheni më të pasur se kurrë"/ Mesazhi i Trump për personat që duan të investojnë në SHBA: Politikat e mia nuk do të ndryshojnë kurrë

Trump sugjeroi se ai ishte i hapur për të negociuar me vendet e tjera për tarifat, duke u thënë gazetarëve se "çdo vend thërret" SHBA-në që nga njoftimi i tij, por kjo do të varet nëse ata ofrojnë diçka në këmbim.

4 Prill 2025, 15:35 Nga r.ll
"Do të bëheni më të pasur se kurrë"/ Mesazhi
donald trump

SHBA- Presidenti Donald Trump po u thotë investitorëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se politikat e tij nuk do të ndryshojnë kurrë, pasi shpalli tarifa gjithëpërfshirëse që e kanë çuar tregun e aksioneve në një kaos.

Ky është një sinjal nga Trump se ai po qëndron i palëkundur në tarifat e tij bazë prej 10% për importet nga të gjitha vendet, me tarifa më të larta për 60 vende që kanë një deficit të lartë tregtar me Shtetet e Bashkuara.

"Kjo është një kohë e shkëlqyer për t'u pasuruar, për tu bërë më të pasur se kurrë më parë!!!", u shpreh Trump të premten në Truth Social.

"Do të bëheni më të pasur se kurrë"/ Mesazhi

Presidenti amerikan komentoi edhe përmirësimin në tregun e punës në SHBA, i cili në mars shtoi 228,000 vende të reja pune, duke thënë: "Numrat tregojnë punën e madhe që po bëhet, janë shumë më të mira se sa pritej. (Politikat tona) tashmë po funksionojnë. Ne mbajmë fort, nuk mund të humbasim."

"Do të bëheni më të pasur se kurrë"/ Mesazhi

Mbrëmë, në bordin e Air Force One, Trump sugjeroi se ai ishte i hapur për të negociuar me vendet e tjera për tarifat, duke u thënë gazetarëve se "çdo vend thërret" SHBA-në që nga njoftimi i tij, por kjo do të varet nëse ata ofrojnë diçka në këmbim.

“Tarifat na japin fuqi të madhe për të negociuar”, tha Trump.

donald trump

Sondazh

Poll