Aktualitet

Kanosi me thikë një 53-vjeçare, telashe për 66-vjeçarin në Shkodër

Policia bën me dije se thika e dyshuar e përdorur për kanosjen u gjet gjatë kontrollit në banesën e tij dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

4 Prill 2025, 09:04 Nga M.B
Kanosi me thikë një 53-vjeçare, telashe për
Foto ilustruese

SHKODRA- Një 66-vjeçar në Shkodër është proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 53-vjeçare. Policia bën me dije se thika e dyshuar e përdorur për kanosjen u gjet gjatë kontrollit në banesën e tij dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. D., 66 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 53-vjeçare. Shtetasi V. D. u dërgua në Spitalin Psikiatrik Shkodër, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Thika e dyshuar e përdorur për kanosjen u gjet gjatë kontrollit në banesën e shtetasit V. D. dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

shkodra

Sondazh

Poll