Aktualitet

Me armë dhe dokumente false me vete/ Detaje nga arrestimi i bashkëpunëtorit të Durim Bamit

Mësohet se në momentin e arrestimit bashkë me Morinën ka qenë edhe një person tjetër. Gjithashtu bëhet e ditur se Altin Morina kishte me vete edhe një armë zjarri dhe dokumeta false.

4 Prill 2025, 08:35 Nga E. D
Me armë dhe dokumente false me vete/ Detaje nga arrestimi i
Altin Morina

ITRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e ish-efektivit të RENEA Altin Morina i cili u arrestua mbrëmjen e kaluar nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë. Mësohet se në momentin e arrestimit bashkë me Morinën ka qenë edhe një person tjetër. Gjithashtu bëhet e ditur se Altin Morina kishte me vete edhe një armë zjarri dhe dokumeta false.

“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami., në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK.

Altin Morina u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit Revanshi. Ish-shefi i stërvitjes pranë repartit special RENEA në Tiranë, Altin Morina u arrestua më 14 mars të vitit 2023 me 113 mijë euro në makinë të padeklaruara. 43-vjeçari u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me një automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi.

Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal. Ndërsa te dosja Revanshi sipas SPAK Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

Altin Morina ishte prej vitesh pjesë e strukturës policore. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHÇBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drejtoi komisariatin e Policisë në Ballsh. Nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit. Ka dyshime se përveç lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde.

altin morina

Sondazh

Poll