Politike

"Të ecësh përpara në BE kërkon angazhim politik..."/ Takimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ, Gonzato: Shoqëria civile të jetë më e përfshirë në procesin e integrimit

Gonazato theksoi se në kontekstin e anëtarësimit të BE, pjesëmarrja në vendimarrje e shoqërisë civile është e rëndësishme.

4 Prill 2025, 09:27 Nga E. D
"Të ecësh përpara në BE kërkon angazhim
 Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE në Tiranë Silvio Gonzato, ishte i pranishëm në takimin Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE. Gjatë fjalës së tij Gonazato tha se në procesin e integrimit të vendit drejt Unionit, duhet të përfshihet edhe shoqëria civile. Gonazato theksoi se në kontekstin e anëtarësimit të BE, pjesëmarrja në vendimarrje e shoqërisë civile është e rëndësishme.

"Proces që përfshin të gjithë shoqërinë. Nuk mund të lihet vetëm për shoqërinë dhe Kuvendit, por organizatat e shoqërisë civile duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Këto vende do të duhet të përfshijnë shoqërinë civile në të gjithë punën që do të bëhet para se të bëhen pjesë e familjes tonë.

Të ecësh përpara në BE kërkon angazhim politik, të qytetarëve dhe shoqërinë civile. Qeveria mund të përfitojë nga ekspertiza dhe njohuritë e shoqërisë civile. Shoqëritë civile të luajnë rol pro aktiv. Në kontekstin e anëtarësimit të BE, pjesëmarrja në vendimarrje  e shoqërisë civile është e rëndësishme”, tha mes të tjerash Gonzato.

 

 silvio gonzato

Sondazh

Poll