Politike

"Nuk u gjetën fakte penale ndaj Xhaçkës dhe Gaçit", avokati i Artan Gaçit: Hetimet janë kryer, SPAK e ka regjistruar procedimin

Sipas tij regjistrimi i procedimit penal është bërë në rregull. Ai theksoi se Gjykata nuk ka patur aktet, janë mbi 20 volume që duhet të jenë pjesë e hetimit pasuror.

3 Prill 2025, 22:56 Nga N.F
"Nuk u gjetën fakte penale ndaj Xhaçkës dhe
Gurali Brahimllari

TIRANË- Gurali Brahimllari, avokat i Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka ka ndërhyrë në emisionin “Open” ku ka shpjeguar se procedimi penal është regjistruar pa emra. Avokati tha se nuk është provuar vepër penale as për zonjën Xhaçka dhe për zotin Gaçi. Ai shtoi se ndryshe nga cfarë u tha, e vërteta është që SPAK ka bërë hetim të thelluar dhe ka bërë procedime për personat e tjerë.

Sipas tij regjistrimi i procedimit penal është bërë në rregull. Ai theksoi se Gjykata nuk ka patur aktet, janë mbi 20 volume që duhet të jenë pjesë e hetimit pasuror. Avoktati shtoi se personi që bën kallëzim mund të thotë shumë emra dhe se procedimi është regjistruar dhe mund të bëhet pa emra.

"Që nga muaji shtator i vitit të kaluar u përballëm në gjykatë, në lidhje me sekuestrimin e 2 parcelave, qëndrim refraktar nga gjykatat deri tani, sic dhe u konkludua që s’ka patur asnjë akuzë, asnjë indicie minimale, pronat janë futur në konfiskim pa u dëgjuar pala, pa paraqitur provat dhe ky është një shqetësim që duhet të jetë për opinionin publik. Si ka mundësi në një shtet të së drejtës veprohet në këtë mënyrë, në një proces penal, që konfiskohen pronat e një personi që nuk dëgjohet?

Ndryshe nga cfarë u tha, e vërteta është që në gjykimin e çështjes ka qenë tjetër gjyqtare. ajo që ju them, se prokuroria lidhur me elementet e veprës penale, SPAK ka bërë hetim të thelluar dhe ka bërë procedime për personat e tjerë, regjistrimi i procedimit penal është bërë në rregull. gjykata nuk ka patur aktet, janë mbi 20 volume që duhet të jenë pjesë e hetimit pasuror. Është pyetur zoti Gaçi, dëshmitarë, nuk është e vërtetë që pasuria është marrë nga një tjetër. Personi që bën kallëzim mund të thotë shumë emra, procedimi është regjistruar dhe mund të bëhet pa emra," tha ai.

 

gurali brahimllari xhacka

Sondazh

Poll