Sport

E turpshme!... Serbia i rikthehet shovinizmit të saj, heq flamurin e Kosovës nga Kongresi i UEFA në Beograd - Shikoni videon

Përmes një deklarate publike, Federata Serbe i siguron qytetarët serbë se i ka hequr simbolet e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s.

3 Prill 2025, 15:19 Nga DOSJA
E turpshme!... Serbia i rikthehet shovinizmit të saj, heq flamurin e
Organizatorët serbë duke hedhur simbolet e delegacionit të Kosovës në Kongresin e UEFA-s

SERBI - Parimet universale të sportit gjithnjë triumfojnë përballë barrierave të politikës. Por jo në Serbi. Kjo u pa më së miri në Kongresin e 49-të UEFA-s të mbajtur në Beograd.

Një ditë para mbajtjes së këtij kongresi, u duk se sporti po triumfon mbi politikën, pasi që në vendin e përgatitur për mbajtjen e kongresit në kryeqytetin serb, u pa i vendosur edhe flamuri i Republikës së Kosovës, krahas 54 flamujve të shteteve anëtare të UEFA-s.

Kjo bëri jehonë të madhe, pasi Serbia në çdo formë dhe hapësirë e ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, që nga shpallja e saj në vitin 2008 dhe shfaqja e flamurit të Kosovës atje u pa si një fitore meritonte sportit.

Por, pa u bërë as 24 orë, Serbia iu kthye avazit të vjetër. Federata e Futbollit e Serbisë, si mikpritëse e Kongresit, fillimisht iu kërkoi falje gjithë qytetarëve serbë, siç tha për “lëshimin” e bërë të mërkurën mbrëma. Ndërsa, përmes një deklarate publike, i siguroi qytetarët serbë se i ka hequr simbolet e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s.

“Organizimi i jashtëzakonshëm u zbeh nga një neglizhencë e organizatorëve, të cilën një pjesëmarrës në Kongres u përpoq ta shfrytëzonte për interesa jo-futbollistike. Reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri, dhe me përgjegjësi të plotë informojmë publikun se nuk ka asnjë flamur apo simbol të Kosovës në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd”.

E turpshme!... Serbia i rikthehet shovinizmit të saj, heq flamurin e

Deklarata e Federatës Serbe u bë e besuar, kur filluan të dalin pamje prej brenda kongresit. Madje, media të njohura ndërkombëtare si Associated Press shkrepi fotografi në momentin që dikush nga Këshilli Organizativ po i hiqte simbolet e Kosovës nga kongresi.

Pastaj, pësoi edhe fotografia tjetër nga tavolina e kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe sekretarit, Markus Weidner, që mbeti e vetmja nga të gjitha tavolinat tjera pa flamurin shtetëror.

E turpshme!... Serbia i rikthehet shovinizmit të saj, heq flamurin e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll