Sport

Kush do të jetë trajneri i Brazilit? Ronaldo Fenomeni lobon për Pep Guardiolën: “Por duhet një vendim i shpejtë”...

Përveç katalanasit, Ronaldo përmendi edhe Jorge Jesus dhe Abel Ferreira si alternativa të nivelit të lartë. Nëse asnjë nga këto opsione nuk realizohet, ish-sulmuesi ka treguar Renato Gaúcho si një zgjidhje urgjente…

3 Prill 2025, 15:38 Nga DOSJA
Kush do të jetë trajneri i Brazilit? Ronaldo Fenomeni lobon për

BRAZIL - Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) është ende në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Dorival Junior dhe ndër emrat e sugjeruar për pankinën e Seleçaos, spikat edhe ai i Pep Guardiolës. 

Ronaldo Fenomeni ka qenë ai që ka rinisur kandidaturën e trajnerit të Manchester Cityt, i cili ka shprehur dyshime për kohën e vendimit nga federata.

"Kjo duhet të bëhet shumë më shpejt se ajo që po bën CBF," tha ish-Fenomeni për TV Band. Ronaldo, i cili në të kaluarën kishte menduar të kandidonte për presidentin e CBF-së, tashmë e kishte identifikuar Guardiolën si trajnerin ideal për të drejtuar Brazilin, por tani ai po kufizohet në sugjerimin e profileve të mundshme.

Përveç katalanasit, Ronaldo përmendi edhe Jorge Jesus dhe Abel Ferreira si alternativa të nivelit të lartë. Nëse asnjë nga këto opsione nuk realizohet, ish-sulmuesi ka treguar Renato Gaúcho si një zgjidhje urgjente: "Ai mund të menaxhojë grupin shumë lehtë dhe të japë një shtysë të menjëhershme deri në Kupën e Botës".

CBF, megjithatë, duket se nuk po nxiton: vendimi për trajnerin e ardhshëm duhet të vijë vetëm pas Kupës së Botës për Klube në qershor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll