Sport

Kongresi i UEFA-s/ Ceferin: “Europiani i organizuar nga Shqipëria dhe Serbia, shembull se futbolli s’njeh kufij”

“Futbolli është më shumë se sport, njëkohësisht është pasqyrë dhe model i shoqërisë. Flet një gjuhë universale, e cila kalon kufijtë, bashkon komunitet dhe frymëzon ëndrra”.

3 Prill 2025, 15:00 Nga DOSJA
Kongresi i UEFA-s/ Ceferin: “Europiani i organizuar nga Shqipëria dhe

SERBI - Numri një i UEFA-s ishte sot protagonist i një fjalimi të gjatë në Kongresin e Zakonshëm të “qeverisë” europiane të futbollit, që po mbahet në Beograd.

Në mbledhjen e 49-të të saj Aleksandër Ceferin në fjalën e tij përmendi disa prej arritjeve dhe sfidave të organit që drejton. Njëra mes pikave të prekura ishte edhe Euro 2027, aktivitet i moshave deri në 21 vjeç, i cili do të organizihet në Shqipëri dhe Serbi.

“Futbolli është më shumë se sport, njëkohësisht është pasqyrë dhe model i shoqërisë. Flet një gjuhë universale, e cila kalon kufijtë, bashkon komunitet dhe frymëzon ëndrra. Jo më kot shikojmë drejt finaleve të Euro 2027, një kompeticion që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi. Ky Europian shërben për të treguar se në futbollin europian s’ka kufij”, tha Ceferin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll