Aktualitet

Durrësi pas tërmetit/ Klosi: Vetëm 3 hotele të dëmtuar, ne do ia dalim! Xhaferri: S’ka ringjallje, duhet drejtësi

16 Janar 2020, 09:08 Nga DOSJA
Durrësi pas tërmetit/ Klosi: Vetëm 3 hotele të dëmtuar,

TIRANË– Në Samitin e “Turizmit solidaritet dhe qëndrueshmëri” që u mbajt dy ditë më parë në kryeqytet, që mblodhi ministra dhe përfaqësues të turizmit jo vetëm shqiptar, por edhe nga vendet e rajonit.

I ftuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin Opinion në “Tv Klan”, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është përballur edhe me pyetjet rreth Durësit, nëse do të jetë një ringritje pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Sipas ministrit Klosi, sezoni veror në qytetin bregdetar të Durërsit ndonëse nuk do të jetë si çdo vit pasi goditja ishte e fortë, por ai ka deklaruar se hotelet nuk kanë pësuar gjë.  Vetëm 2 ose 3 hotele janë dëmtuar, ka sqaruar Klosi.

“Hotelet nuk kanë pësuar gjë, dy tre hotele që janë dëmtuar. Durrësi nuk ka vdekur, është dëmtuar. Ka marrë një goditje dhe është një goditje e vërtetë. Kemi nevoje për PR.  Kompanitë janë shumë strikte në këtë situatë, kërkojnë certifikim zyrtar që hoteli nuk është i dëmtuar. Ne do ia dalim…”- është shpreur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Ndërsa në emisonin e djeshëm ka qenë i ftuar edhe ish-ministri i Turizmit, Fredinat Xhaferri i cili ka thënë se situata nuk është “rozë” në qytetin e Durrësit.

“Nuk mund të ketë ringjallje po nuk u vendos drejtësi në vend. Duhet të dënohen ata që shkaktuan masakrën urbane. Ministri është përpjekur, nuk mund ta akuzoj. Por ministri është pjesë e një qeverie që ka dështuar. Nuk e ka ringjallur turizmin pas tërmetit, do jetë shumë e vështirë”.- Ferdinand Xhaferri.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blendi klosi fredinant xhaferri tragjedia e 26 nentorit 2019 blendi klosi fredinant xhaferri tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll