3 Prill 2025, 08:24
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Pas rritjes në shkallë të gjërë të tarifave doganore nga presidenti amerikan Donald Trump, Bashkimi Evropian do të diskutojë se si të përgjigjet. SHBA-ja shpalli tarifa prej 20 për qind ndaj mallrave nga BE-ja. Udhëheqja e BE-së deklaroi se synon të përgjigjet me kundërmasa.
Me deklaratën për tarifat e reja doganore nga 10 deri në 49 për qind për partnerë tregtarë në mbarë botën, të cilat hyjnë në fuqi nga sot (03.04). Importet nga Bashkimi Evropian do t'u nënshtrohen tarifave shtesë prej 20 për qind, kurse ato nga Kina prej 34 për qind.
Gjermania veçanërisht e prekur
Presidenti Trump përsëriti se evropianët po "e mashtrojnë dhe po ia hedhin"SHBA-së. Tarifat e reja doganore amerikane prej 25 për qind për makinat nga BE-ja prekin veçanërisht Gjermaninë ku prodhohen makinat e markave Volkswagen, BMW dhe Mercedes-Benz.
Të prekur janë edhe prodhuesit e furgonëve, të motorëve, të baterive me litium dhe të pjesëve të tjera për automjete si gomat apo amortizatorët.
Rilindja e industrisë së Amerikës
Gjatë fjalimit në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë Trump tha se vendimi për tarifat doganore shënon ditën "e rilindjes së industrisë së Amerikës" duke shtuar se plani i tij "do ta bëjë Amerikën përsëri të pasur". Trumpi e quajti planin për tarifat doganore "deklaratë të pavarësisë ekonomike".
Trump i akuzoi partnerët e ngushtë tregtarë se me politikën e tyre doganore "plaçkitin dhe dhunojnë" SHBA-në. Presidenti pretendoi se tarifat shtesë do të krijojnë vende pune në SHBA dhe do të stimulojnë ekonominë vendase.
"Ata e bëjnë këtë ndaj nesh, ne e bëjmë ndaj atyre”, tha Trump-i, duke shpjeguar se SHBA po mbrohet vetëm nga tarifat e vendosura në industritë e saj.
Trump kritikoi edhe vende si Tajlanda, India, Bashkimi Evropian, Koreja e Jugut dhe Japonia për keqtrajtimin ekonomik të SHBA-së./DW
donald trump
Bota
3 Prill 2025, 08:04
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump ka njoftuar taksa të reja të importit për të gjitha mallrat që hyjnë në SHBA,...
Bota
3 Prill 2025, 08:03
M.B
Donald Trump
SHBA- Ndër shumë propozimet për tarifa që presidenti amerikan, Donald Trump duket se po shqyrton, skenari më i k...
Bota
3 Prill 2025, 07:43
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se vendimi i Donald Trump për të vendosur tarifat për të...
Bota
3 Prill 2025, 07:42
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur sot një paketë të re tarifash tregtare në atë që e cilës...
Bota
2 Prill 2025, 23:02
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi një paketë tarifore gjithëpërfshirëse nga Kopshti i Trën...
Bota
2 Prill 2025, 22:09
N.F
Dodik
SERBI- Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjës e Hercegovinës, ka thënë të mërkurën se ës...
Bota
2 Prill 2025, 21:18
A.Ll
Donald Trump
Tarifat për makinat e huaja që do të hyjnë në fuqi nesër mund të çojnë në rritje të k...
Bota
2 Prill 2025, 21:03
A.Ll
Pamje me zjarrfikesit në Alcorcon
MADRID - Dy zjarrfikës kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur, njëri pre...
Bota
2 Prill 2025, 20:55
A.Ll
Donald Trump dhe Elon Musk
SHBA - Shtëpia e Bardhë ka mohuar lajmet e përhapura nga Politico, sipas të cilave Elon Musk do të t&e...
Bota
2 Prill 2025, 20:22
A.Ll
Marine Le Pen u dënua për përvetësim dhe u ndalua nga zgjedhjet për pesë vjet
FRANCA - Emmanuel Macron ka theksuar rënd&...