2 Prill 2025, 21:03
Nga A.Ll
Pamje me zjarrfikesit në Alcorcon
MADRID - Dy zjarrfikës kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, pas një zjarri që shpërtheu në një garazh nëntokësor në Alcorcon, një qytet afër Madridit. Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një makine elektrike pas një përplasjeje me një automjet tjetër të parkuar.
Sipas raportimeve të mediave lokale, dëshmitarët okularë të cilët ishin qiramarrës në ndërtesën ku ndodhi ngjarja, kanë dëgjuar një zhurmë të fortë, që ata e përshkruan si "një makinë që kishte përplasur një tjetër" dhe një shpërthim pas disa çastesh. Kjo shkaktoi një zjarr të fuqishëm dhe një re tymi të dendur që e bëri të vështirë ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës.
Ekipet zjarrfikëse që mbërritën në vendngjarje ishin të detyruara të punonin në kushte jashtëzakonisht të rënda për shkak të nxehtësisë ekstreme dhe tymit të dendur që mbulonte parkingun.
Kreu i Shërbimit Emergjent të Komunitetit të Madridit njoftoi se një zjarrfikës i plagosur rëndë është shtruar në spitalin e Getafe (Madrid) dhe ndodhet në terapi intensive, me një prognozë të rezervuar për shëndetin e tij.
Nga ana tjetër, dy zjarrfikësit që humbën jetën, njëri u gjet i gjalle, dhe përpjekjet për ta shpëtuar nuk paten sukses. Ekipet e shpëtimit arritën ta nxjerrin një zjarrfikës nga flakët kur ai kishte pësuar arrest kardiak. Viktima u gjet pa shenja jete kur kolegët e tij mbërritën në vendngjarje.
Një tjetër person, një banor i pallatit ku ndodhi zjarri, ka pësuar helmim nga tymi dhe është transportuar në spital për trajtim.
Presidentja e Komunitetit të Madridit, Isabel Ayuso, ka shprehur ngushëllime të thella për humbjen e dy "shërbëtorëve të guximshëm" të shtetit, duke i dhënë ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave dhe shokëve të tyre të skuadrës, nëpërmjet një mesazhi në X (Twitter).
dy zjarrfikës kanë humbur jetën madrid spanje
Bota
2 Prill 2025, 20:55
A.Ll
Donald Trump dhe Elon Musk
SHBA - Shtëpia e Bardhë ka mohuar lajmet e përhapura nga Politico, sipas të cilave Elon Musk do të t&e...
Bota
2 Prill 2025, 20:22
A.Ll
Marine Le Pen u dënua për përvetësim dhe u ndalua nga zgjedhjet për pesë vjet
FRANCA - Emmanuel Macron ka theksuar rënd&...
Bota
2 Prill 2025, 20:11
A.Ll
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu
IZRAEL - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar një intensifikim të operacioneve ushtar...
Bota
2 Prill 2025, 19:44
A.Ll
Ekipet e shpëtimit punojnë për të evakuuar banorët e bllokuar nën rrënoja
MIANMAR - Junta ushtarake e Mianmarit ka shpal...
Bota
2 Prill 2025, 19:15
N.F
Kirill Dmitriev
RUSI- Kirill Dmitriev, këshilltar i lartë i Kremlinit dhe kryetar i një fondi të madh investimesh të mbështet...
Bota
2 Prill 2025, 18:55
A.Ll
Aplikacioni TikTok
SHBA - Amazon ka paraqitur një ofertë për të blerë TikTok, sipas një raportimi nga New York Times. Oferta ...
Bota
2 Prill 2025, 18:42
r.ll
claudia sheinbaum
MEKSIKË- Meksika nuk planifikon të vendosë tarifa hakmarrëse ndaj SHBA-së, ka njoftuar presidentja Claudia Shein...
Bota
2 Prill 2025, 18:21
A.Ll
Donald Trump
SHBA - Donald Trump ka shpallur planet për vendosjen e tarifave të reja ndaj Bashkimit Evropian, duke vënë në shë...
Bota
2 Prill 2025, 18:11
A.Ll
Donald Trump dhe Elon Musk
SHBA - Presidenti Donald Trump i ka thënë rrethit të tij të brendshëm, përfshirë anëtar...
Bota
2 Prill 2025, 15:05
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Ministri francez i Industrisë, Marc Ferrazzi është shprehur sot se Evropa do t'i përgjigjet n&eu...