Bota

"Më 2 prill u rivendos fati për të pasuruar sërish SHBA-në," Trump: 20% tarifa për të gjitha produktet nga BE, 34% nga Kina! Koha për të punuar për veten tuaj

Trump tha se tarifat 25% për makinat nga e gjithë bota, hyjnë në fuqi menjëherë në mesnatë. Ai tha se Ford shet shumë pak në vendet e tjera dhe se është një çekuilibër që ka shkatërruar industritë amerikane. 

2 Prill 2025, 23:02 Nga N.F
"Më 2 prill u rivendos fati për të pasuruar sërish
Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi një paketë tarifore gjithëpërfshirëse nga Kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, duke e quajtur si "masë reciproke" kundër vendeve që tatojnë produktet amerikane. Trump në fillim të fjalës së tij tha se ka lajme të mira para audiencës që e përshëndeti me duartrokitje. Fillimisht, presidenti amerikan tha se po nënshkruante një urdhër për tarifa reciproke në mbarë botën.


“Punët dhe fabrikat do të kthehen”, shtoi ai, ndërsa foli për një epokë të artë për Amerikën. Sipas Trump kjo është Dita e Çlirimit. Ai theksoi se 2 Prilli 2025 do të mbahet mend përgjithmonë si dita kur industria amerikane u rilind dhe u rivendos fati i Amerikës së pasur përsëri.

Tarifa 25% për makinat nga jashtë

Trump tha se tarifat 25% për makinat nga e gjithë bota, hyjnë në fuqi menjëherë në mesnatë. Ai tha se Ford shet shumë pak në vendet e tjera dhe se është një çekuilibër që ka shkatërruar industritë amerikane. 

Në fakt, ai tha se mbi 80% e makinave të prodhuara në Korenë e Jugut shiten në Korenë e Jugut, dhe mbi 90% e makinave të shitura në Japoni janë prodhuar në Japoni, ndërsa makinat amerikane përbëjnë vetëm një përqindje të vogël në ato vende.

Tarifa 20% në Evropë

Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të aplikonin "tarifa reciproke" për të gjitha vendet që tarifojnë produktet amerikane. Duke sjellë një grafik, ai tregoi se Kina "i ngarkon" Shteteve të Bashkuara një tarifë prej 67%, kështu që Shtetet e Bashkuara do t'i ngarkojnë Kinës një tarifë prej 34%.

Grafiku gjithashtu regjistron se Shtetet e Bashkuara do t'i ngarkojnë Bashkimit Evropian një tarifë 20%, Vietnamit një tarifë 46%, Tajvanit një tarifë 32%, Japonisë një tarifë 24%, Indisë një tarifë 26%, Koresë së Jugut një tarifë 25%, Tajlandës një tarifë 36%.

Tarifa 10% për të gjitha mallrat britanike, 34% nga Kina, 24% për Japoninë

Trump njoftoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë 10% për të gjitha mallrat e importuara nga Mbretëria e Bashkuar dhe tarifa prej 34% për Kinën, 24% për Japoninë, 10% për Mbretërinë e Bashkuar, 32% për Tajvanin, 46% për Vietnamin, 10% për Brazilin, e kështu me radhë. duke pretenduar se bëhet fjalë për "gjysmën e asaj që jemi akuzuar në SHBA me kalimin e kohës"

Sulmi në Kanada dhe Meksikë

Trump tha se SHBA do të mbrojë fermerët dhe blegtorët dhe sulmoi Kanadanë. Ai theksoi se Kandaja vendosi tarifa prej 200-250% për shumë produkte të qumështit.

SHBA-ja "subvencionoi" shumë vende, duke përmendur Kanadanë dhe Meksikën si shembuj. Trump tha se ndoshta është koha për të thënë "koha për të punuar për veten tuaj".

Presidenti amerikan njoftoi tarifat:

20% për produktet nga BE.
34% në produktet nga Kina
26% në produktet nga India
25% në produktet nga Koreja e Jugut
31% në produktet nga Zvicra
10% në produktet nga Britania
10% në produktet nga Brazili
10% në produktet nga Singapori
32% në produktet nga Indonezia
30% në produktet nga Afrika e Jugut
49% në produktet nga Kamboxhia
46% në produktet nga Vietnami
24% në produktet nga Japonia
32% në produktet nga Tajvani

trump tarifa

Sondazh

Poll