Bota

Ministri francez i Industrisë: Evropa do t'i përgjigjet në mënyrë proporcionale tarifave të mundshme të Trump

Ai theksoi se Evropa nuk do të përshkallëzojë tensionet në asnjë rrethanë.

2 Prill 2025, 15:05 Nga N.F
Ministri francez i Industrisë: Evropa do t'i përgjigjet në
Foto ilustruese

FRANCË- Ministri francez i Industrisë, Marc Ferrazzi është shprehur sot se Evropa do t'i përgjigjet në mënyrë proporcionale vendosjes së mundshme të tarifave nga presidenti amerikan Donald Trump. Ai theksoi se Evropa nuk do të përshkallëzojë tensionet në asnjë rrethanë.

“Evropa është gjithmonë në favor të negociatave dhe zbutjes, sepse luftërat tregtare, siç e dini, kanë vetëm humbës”, tha Ferrazzi për radion RMC.

Presidenti i SHBA Donald Trump pritet të shpallë tarifa të reja gjithëpërfshirëse ndaj partnerëve tregtarë globalë të vendit të tij të martën, duke ngritur shqetësime për rritjen e çmimeve dhe me gjasë duke nxitur masa hakmarrëse nga vendet e tjera.

trump franca

Sondazh

Poll