2 Prill 2025, 16:41
Nga r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është i pranishëm ditën e sotme gjatë një aktiviteti në shkollën "Besnik Sykja" në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se me mbylljen e platformës së Tik Tok në Shqipëri, nëxënësve u është siguruar mbrojtje nga një influencë negative.
Ai foli gjithashtu lidhur me shkarkimin e VPN në telefona, për të cilin tha se është shumë e rrezikshme sepse sipas tij, ato e bëjnë telefonin plotësisht të grabitshëm me të gjitha të dhënat që ka brenda.
Rama njoftoi se kanë hyrë në një dialog me kompaninë përmes AKSH-it dhe ministrisë së Arsimit dhe kanë kërkuar nga kompania që nëse do që të ketë akses në Shqipëri duhet të paraqesë një propozim të besueshëm dhe bindës për një numër të caktuar filtrash për fëmijët.
Rama: Më vjen mirë që Tik Tok është mbyllur dhe nxënësve ju kemi siguruar një mbrojtje nga një influencë shumë negative që i qëndronte mbi kokë 24 në 24. Përsëris për të gjithë dhe mirë është që mësuesit tua thonë prindërve dhe nxënësve që përpjekja për të instaluar tik tok duke përdorur VPN të lira është shumë e rrezikshme sepse ato e bëjnë telefonin plotësisht të grabitshëm me të gjitha të dhënat që ka brenda.
Ne kemi hyrë në një dialog me kompaninë përmes AKSH-it dhe ministrisë së Arsimit dhe kemi kërkuar nga kompania që nëse do që të ketë akses në Shqipëri duhet të na paraqesë një propozim të besueshëm dhe bindes për një numër të caktuar filtrash për fëmijët tanë dhe një program specifik për të stimuluar mësimin, mësimin e shkencës, matematikës etj.
Ndërkohë që duhet të na garantojë që fëmijët janë të mbrojtur nga pjesët e rrezikshme. Kompania e ka marrë seriozisht dhe në ka premtuar se do ta na i paraqesë këtë propozim. Çfarë kompania do të na ofrojë do të duhet të ndahet me mësuesit dhe prindërit. Shpresoj që në një kohë jo shumë të largët ata do të vijnë dhe ne do rikthehemi tej ju dhe do ti ndajmë këto të dhëna që do marrim nga propozimi i kompanisë.
edi rama mbyllja e tik tok ne shqiperi
Politike
2 Prill 2025, 16:27
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e FRPD-së. Gj...
Politike
2 Prill 2025, 16:23
r.ll
ilir beqaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen "SASPAC" dhe ka dërguar për gjykim ish-ministrin e Shë...
Politike
2 Prill 2025, 15:30
N.F
Këlliçi
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me një pos...
Politike
2 Prill 2025, 15:20
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- NATO ka thënë se siguria e Ballkanit Perëndimor është jetike dhe se s’do të lejohet të...
Politike
2 Prill 2025, 14:21
E. D
Kaja Kallas
BRUKSEL- Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Se...
Politike
2 Prill 2025, 13:40
I.A
Emiriana Sako
DURRËS- Kryetarja e Bashkisë së Durrës Emiriana Sako ka gjurmuar qytetarët që takoi ditën e djeshme k...
Politike
2 Prill 2025, 12:59
M.B
Arben Ahmetaj
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj të tjerë hetimin ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha&rdq...
Politike
2 Prill 2025, 12:53
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Partia Demokratike i ka nisur një kërkesë për informacion Prokurorisë së Posaçme, ku ka kë...
Politike
2 Prill 2025, 12:37
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama vijon me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy". Një kom...
Politike
2 Prill 2025, 12:18
E. D
Dhionis Robert Kotmilo
KORÇË- Ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo, ka ndërruar jetë në moshën 82...