Politike

VIDEO/ Kryetarja e Bashkisë gjurmon njerëzit që takoi Berisha në Durrës, Sako i nxjerr me emra dhe biografi

Me anë të një postimi në Facebook, Sako ka marrë dhe shpërndarë informacione në lidhje me dy qytetarë që nuk kanë përfituar nga ndihma për tërmetin e vitit 2019. 

2 Prill 2025, 13:40 Nga I.A
VIDEO/ Kryetarja e Bashkisë gjurmon njerëzit që takoi Berisha
Emiriana Sako

DURRËS- Kryetarja e Bashkisë së Durrës Emiriana Sako ka gjurmuar qytetarët që takoi ditën e djeshme kreun i Opozitës Sali Berisha në Durrës. Me anë të një postimi në Facebook, Sako ka marrë dhe shpërndarë informacione në lidhje me dy qytetarë që nuk kanë përfituar nga ndihma për tërmetin e vitit 2019. 

Në një video në rrjetet sociale, Sako u ka nxjerr emrat dy qytetarëve dhe biografinë e tyre pa asnjë të drejtë. Sako ka shkuar më tej duke, përmendur emrat e qytetarëve dhe më pas ka shpërndarë informacione në lidhje me të afërmit e tyre, në formë intimidimi. 

 

"Sali kishe ardhur në Durrës dje dhe kishe shkuar me vrap të këneta jote siç e quan ti Durrësin e ri për të kapur viktimat e tua që abuzove siç di ti. Do të doja të mos harxhoj asnjë minutë me ty, më tepër në këtë fazë ku ke hyrë që të fiket llamba duke folur dhe nuk di çfarë flet. Sa vite ke pa shkelur aty? Çfarë ke bërë ti për atë zonë, përveç se e ke quajtur gjithnjë kënetë? Kur je kujtuar për herë të fundit për atë zonë, apo nuk e mban mend as ti. Meqë u kujtove 40 ditë para zgjedhjeve, për ata që ti i quan demokratë të pambështetur nga shteti, po të them se kush të çoi atje u tall me ty.

Bujar Hoxha, qytetari që përdore dje për të bërë sikur si ai që as baxhanakun e vetë nuk njeh kur i vdes, nga verifikimi del se nuk ka aplikuar asnjëherë për dëme nga tërmeti sepse 3 herë që hapëm thirrjet Bujari me siguri të dëgjonte ty kur u thoshe kot ju thërrasin, mos shkoni, asgjë nuk do bëjnë. Pra Bujarit nuk ja ka fajin askush tjetër veç teje. Vizitove edhe shtëpinë e zonjës Fidane Hoxha, e cila për fatin e mirë nuk ka pasur asnjë dëmtim nga tërmeti i 2019-ës. Po ku pyet ti për të vërtetën? Pastaj rruga Azem Hajdari dhe vala e detit. Ajo ka dalë aq mirë sa dhe gjithë demokratët aty do ta tregojnë me votë, ndërsa banorët që u janë prishur objektet e tyre 1-katëshe buzë kanalit të bretkosave i kanë sot në xhep kontratat me bashkinë për të marrë një më një shtëpitë e tyre të reja në lagjen e bukur të rilindjes që u ngrit nga hiçi.

Po t’i pyesje Sali ata fanatikët e tu në Manzë e që sot kanë shtëpi të reja, më të forta nga më parë, do të kishin thënë që shtëpitë e reja ku sot jetojnë familjet e tyre i kanë marrë se u takon. Pavarësisht se nuk kanë votuar kurrë për PS-në dhe as për mua. Unë dhe bashkia e Durrësit nuk i kemi ndarë kurrë njerëzit në të majtë apo të djathtë. Por u kemi shërbyer dhe u shërbejmë atyre njësoj, 1761 banesat e reja janë ndërtuar në Durrës të gjitha falas për qytetarët dhe program që nuk është parë kurrë në Evropë meqë ra fjala. Pyetja ime për ty do të ishte, si të lënë ata të shtëpisë të dalësh akoma ata të shtëpisë të dalësh në publik e të bëhesh meme përditë, por kjo nuk është puna ime. Puna ime është të bëj Durrësin më të mirë dhe këtë po bëj, krenare për qytetin tim dhe PS-në që më 11 maj do të marrë fitoren më të madhe ndonjëherë këtu. Ditë të mbarë," tha Sako.

sali berisha emiriana sako

Sondazh

Poll