Politike

Drejtoi qytetin gjatë periudhës së trazirave të vitit 1997/ Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo, vitet e fundit i kaloi në varfëri

Kotmilo ka shërbyer si kryebashkiak i qytetit të Korçës nga viti 1996 deri në vitin 2000, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në drejtimin e bashkisë gjatë periudhës së trazirave të vitit 1997.

2 Prill 2025, 12:18 Nga E. D
Drejtoi qytetin gjatë periudhës së trazirave të vitit 1997/
Dhionis Robert Kotmilo

KORÇË- Ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Kotmilo ka shërbyer si kryebashkiak i qytetit të Korçës nga viti 1996 deri në vitin 2000, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në drejtimin e bashkisë gjatë periudhës së trazirave të vitit 1997.

Ky ishte një kapitull i veçantë i sakrificave dhe angazhimit të tij qytetar. Edhe pse pati ftesë nga strukturat e Partisë Demokratike për të kandiduar për një mandat të dytë, ai vendosi të tërhiqej. Më herët ai ka qenë dhe drejtuesi i Këshillit Bashkiak të Korçës, për 4 vite, para se të bëhej kryebashkiak, teksa ka punuar edhe për 29 vite si kryeinxhinier i ndërmarrjes së frigoriferëve në qytetin juglindor.

Në Korçë qarkullon shprehja se “Robert Kotmilo as portën e vjetër të shtëpisë së tij nuk e ndërroi sa ishte kryetar bashkie”, duke u njohur si një person shumë i respektuar në juglindje. Vitet e fundit, ai jetonte në varfëri, ku jetonte i vetëm në banesën e tij të vjetër dhe ushqimin e siguronte nga një fondacion në Korçë.

dhionis robert kotmilo

Sondazh

Poll