Sport

Milan, formacion i mundshëm kundër Interit: Rafael Leao titullar...

Formacioni i mundshëm i Milanit për ndeshjen e parë të derbit kundër Interit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

2 Prill 2025, 16:00 Nga DOSJA

Milan, formacion i mundshëm kundër Interit: Rafael Leao titullar...

ITALI - Milan-Inter do të jetë derbi i katërt i Milanos këtë sezon dhe nuk do të jetë i fundit. Sfida mes kuqezinjve dhe zikaltërve, e vlefshme për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, do të pasohet nga një tjetër.

Të paktën 180 minuta për të vendosur se kush do të sfidojë Bolognën në finalen e Romës dhe të ngrejë në qiell trofeun e të cilit Juventus është kampion në fuqi.

Mes dyshimeve, lajmeve dhe angazhimeve, Conceicao dhe Inzaghi po përgatiten të nxjerrin 11-shen e tyre më të mirë që në minutën e parë për të fituar një avantazh në kuadër të ndeshjes së kthimit.

Më poshtë, zgjedhjet e mundshme të formacionit të trajnerit portugez.

Milani duhet të fillojë me një 4-2-3-1 që kur nuk është në zotërim duket si një 4-4-1-1 me krahun e djathtë të përbërë nga Walker dhe Jimenez, në përpjekje për të kufizuar vrapimet sulmuese të Dimarcos.

Për momentin, Jimenez dhe Abraham janë favoritët për të zënë një vend startues, më shumë se Musah dhe Gimenez.

MILANI I MUNDSHEM (4-2-3-1): Maignan; Walker, Gabbia, Thiaw, Theo Hernandez; Fofana, Reijnders; Jimenez, Pulisic, Leao; Abrahami. Trajner: Conceicao.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll