Bota

E rëndë në Indi/ Shpërthim në fabrikën e fishekzjarreve, 21 persona të vdekur dhe 5 të plagosur

Zyrtari i lartë i qeverisë së qarkut Mihir Patel tha se shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa pjesët e trupit të disa viktimave u gjetën të shpërndara në një fermë 200-300 metra larg.

2 Prill 2025, 10:59 Nga E. D
E rëndë në Indi/ Shpërthim në fabrikën e
foto ilustruese

INDI- 21 persona janë vrarë dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarre në shtetin veriperëndimor të Indisë. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa mbeturinat dhe trupat e njerëzve u hodhën në një rreze të gjerë rreth fabrikës, në qytetin e Disa.

“Shpërthimi i dhunshëm që ndodhi në fabrikë shkaktoi shembjen e çatisë. Pjesë njerëzore u gjetën të shpërndara në një fermë që ndodhet 200-300 metra larg fabrikës”, u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë së shtetit Rikishes Patel, duke vënë në dukje se fabrika funksiononte pa licencë

Zyrtari i lartë i qeverisë së qarkut Mihir Patel tha se shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa pjesët e trupit të disa viktimave u gjetën të shpërndara në një fermë 200-300 metra larg. Familjet e viktimave jetonin në ambientet e fabrikës, tha Patel, e cila funksiononte pa licencë. Ndërkohë autoritetet kanë nisur një hetim për ngjarjen.

Fishekzjarret janë jashtëzakonisht të njohura në Indi, veçanërisht gjatë festivalit hindu të Diwali, si dhe për përdorim gjatë festimeve të dasmave. Shpërthimet janë të zakonshme në punishtet e fishekzjarreve, me pronarët që shpesh shpërfillin kërkesat themelore të sigurisë. Vitin e kaluar, 11 persona vdiqën në një shpërthim në një fabrikë fishekzjarre në shtetin qendror të Madhya Pradesh.

indi

Sondazh

Poll