2 Prill 2025, 08:33
Nga E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- "Mjedisi ynë i sigurisë ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Kërcënimet e sotme janë të mëdha, globale dhe në rritje në botën digjitale," tërhoqi vëmendjen në Strazburg Henna Virkkunen, nënpresidente e Komisionit të BE-së.
Ajo përmendi si shembuj kriminalitetin e fuqishëm të organizuar, rrjetet terroriste, kërcënimet hibride dhe sulmet ndaj infrastrukturës kritike shpesh nga aktorë shtetëror armiqësor. 64 përqind e europianëve janë të shqetësuar për sigurinë. Ata presin, që BE-ja të veprojë, tha komisarja finlandeze, e cila është përgjegjëse në Komisionin e BE-së për sovranitetin teknik dhe sigurinë.
Strategjia e sigurisë fokusohet tek zbulimi dhe parandalimi
Përgjigja e Komisionit të BE-së është strategjia "ProtectEU", që u prezantua të martën (01.04.2025). Më parë Komisioni i BE-së pati deklaruar, se si BE synon të bëhet më imune në fushën e mbrojtjes. Strategjia e paraqitur të martën fokusohet tek siguria e brendshme.
Për këtë qëllim në këtë strategji vihet theksi tek zbulimi paraprak dhe parandalimi. Në të ardhmen në BE do të ketë rregullisht analiza të brendshme të rrezikshmërisë përmes shkëmbimit më intensiv të të dhënave edhe ndërmjet shërbimeve sekrete dhe shteteve anëtare.
Gjithashtu BE do që vendet anëtare të jenë më imun kundrejt kërcënimeve hibride – si p.sh. sulmeve kibernetike, që paralizojnë spitalet apo rrjetet energjetike. Për këtë në të ardhmen duhet të sigurohet më mirë infrastruktura kritike përmes rregullave të reja që garantojnë sigurinë në rrjet.
Sipas dokumentit të strategjisë disa nga sulmet më të rënda hibride kanë shënjestruar sigurinë dhe demokracinë europiane përmes informacioneve të rreme dhe aktiviteteve ilegale në internet. Ndaj synohet tani që ligjet ekzistuese, si ligji për shërbimet digjitale të zbatohen më me rigorozitet.
Europoli duhet të forcohet
Paralelisht duhet të ketë një veprim më të ashpër dhe më shumë personel në luftën kundër kriminalitetit. Agjencia e mbrojtjes së kufijve Frontex, që është përgjegjëse për kufijtë e jashtëm të BE-së, duhet të përforcohet nga rreth 10.000 punonjës që ka aktualisht në 30.000. Edhe autoriteti policor, Europol, duhet të "forcohet masivisht", deklaroi para Parlamentit Europian komisari për Punët e Brendshme, Magnus Brunner.
Në dokumentin e strategjisë deklarohet për vitin 2026 një projektligj, për ta shndërruar Europolin në një "autoritet operativ policor". Ndër të tjera do të forcohen njohuritë teknologjike dhe kapacitetet e Europolit për mbështetjen e autoriteteve kombëtare të ndjekjes penale. Ndërkohë Europoli mbështet shtetet anëtare në luftën kundër kriminalitetit.
Strategjia e sigurisë përmban një paketë aktesh ligjore, zbatimi i të cilave kërkon edhe masa të mëtejshme ligjore./DW
be
Bota
2 Prill 2025, 07:52
foto ilustruese
SHBA- Senatori i shtetit republikan i mbështetur nga Donald Trump, Randy Fine doli fitues në një nga dy zgjedhjet speciale n...
Bota
2 Prill 2025, 07:44
E. D
Millorad Dodik dhe Chuck Grassley
SHBA- Chuck Grassley, një nga politikanët republikanë më me ndikim dhe një aleat i ngushtë...
Bota
2 Prill 2025, 07:37
E. D
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian (BE) ka një plan të fortë p&eu...
Bota
2 Prill 2025, 07:33
M.B
Marco Rubio
SHBA- Më 3 dhe 4 prill, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantiku...
Bota
2 Prill 2025, 07:27
E. D
foto ilustruese
ARABIA SAUDITE- Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të vizitojë Arabinë Saudite në maj. Siç ra...
Bota
2 Prill 2025, 07:20
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara hodhi poshtë të martën pretendimin e forcave të ar...
Bota
1 Prill 2025, 22:55
N.F
Lista e Forbes
SHBA- Revista “Forbes” ka publikuar listën e 3000 miliarderëve në mbarë botën, pasuria e të cil&eu...
Bota
1 Prill 2025, 22:50
N.F
Marta Kos
EVROPË- Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka theksuar “nevojën për të mbrojtur Radion Evropa e Lir&eu...
Bota
1 Prill 2025, 22:11
N.F
Foto
MYANMAR- Një mrekulli është regjistruar në Myanmar ku një grua 63-vjeçare u shpëtua 91 orë pas tërmetit...
Bota
1 Prill 2025, 21:44
N.F
Foto ilustruese
EVROPË- Shitjet e automjeteve elektrike Tesla ranë në mars në shumë vende evropiane, pjesërisht p&e...