Bota

"Së shpejti do të përballet me drejtësinë..."/ Bashkëpunëtori i Trumpit për Dodikun: Ashtu si Assadi në Siri, ai u strehua në Rusi!

Grassley e krahasoi Dodikun me presidentit sirian Bashar al-Assad, duke vënë në dukje se largimi i Dodik në Rusi i ngjan një kërkimi për një strehë të sigurt. 

2 Prill 2025, 07:44 Nga E. D
"Së shpejti do të përballet me
Millorad Dodik dhe Chuck Grassley

SHBA- Chuck Grassley, një nga politikanët republikanë më me ndikim dhe një aleat i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, kritikoi presidentin e Republika Sërpska, Millorad Dodik.

Grassley e krahasoi Dodikun me presidentit sirian Bashar al-Assad, duke vënë në dukje se largimi i Dodik në Rusi i ngjan një kërkimi për një strehë të sigurt. 

“Ashtu si Assadi në Siri, Dodik u strehua në Rusi. Megjithatë, së shpejti do të përballet me drejtësinë në Bosnje dhe Hercegovinë për përpjekjen për të destabilizuar vendin dhe për të parandaluar rrugën e saj evropiane”, tha senatori amerikan.

Një tjetër anëtar i Senatit amerikan i ka dërguar më parë mesazhe të ashpra Dodikut, duke e akuzuar atë për zbatimin e politikave separatiste. Ai theksoi se përpjekjet e tilla nuk u bënë dobi separatistëve në vitet e 90-ta dhe nuk do ta bëjnë këtë as tani. 

 

chuck grassley

Sondazh

Poll