Bota

OKB: Pretendimi i Izraelit se ka shumë ushqime për civilët në Gaza është qesharak!

Autoriteti i ushtrisë izraelite për çështjet politike palestineze (COGAT) pohoi më herët dje përmes X se furnizimet ushqimore për popullsinë e Rripit të Gazës janë të mjaftueshme për një periudhë të gjatë kohore, nëse Hamasi e lejon atë të arrijë civilët. 

2 Prill 2025, 07:20 Nga E. D
OKB: Pretendimi i Izraelit se ka shumë ushqime për civilët
foto ilustruese

IZRAEL- Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara hodhi poshtë të martën pretendimin e forcave të armatosura izraelite se ka sasi të mjaftueshme ushqimore për popullsinë në Rripin e Gazës për një periudhë të gjatë kohore. 

Autoriteti i ushtrisë izraelite për çështjet politike palestineze (COGAT) pohoi më herët dje përmes X se furnizimet ushqimore për popullsinë e Rripit të Gazës janë të mjaftueshme për një periudhë të gjatë kohore, nëse Hamasi e lejon atë të arrijë civilët. 

Por Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, kundërshtoi se ky pretendim është qesharak.

"Për sa i përket OKB-së, kjo është qesharake. Dua të them, ne jemi tani shumë afër shterrimit të furnizimeve tona - OKB-së, furnizimet që erdhën përmes kanaleve humanitare," tha Dujarric gjatë një konference për gazetarët.

Stephane Dujarric shtoi se Programi Botëror i Ushqimit (WFP) nuk po merr vendimin për të mbyllur furrat e tij për argëtim. Ai tha se nëse nuk ka miell, nuk mund të hapinm as furrat e bukës. 

UNICEF-i rikujtoi të hënën se ndihma humanitare nuk është lejuar të hyjë në enklavën palestineze që nga 2 marsi, përpara rënies së armëpushimit, duke rezultuar në mungesë të madhe të ushqimit, ujit të pijshëm, ilaçeve dhe tendave.

lufta ne gaza

Sondazh

Poll