Politike

Pas paktit politik për Reformën Zgjedhore, opozita protestë simbolike për të kujtuar djegien e mandateve

Në mbledhje u diskutua edhe për mbledhje të parakohshme. Gjithashtu mësohet se kryetari Lulzim Basha ka kërkuar gatishmëri nga strukturat për zgjedhje të parakohshme.
Featured image of article: Pas paktit politik për Reformën Zgjedhore, opozita protestë simbolike për të kujtuar djegien e mandateve

TIRANË- Një ditë pas marrëveshjes së palëve politike në tryezën e përbashkët për Reformën Zgjedhore, opozita pritet të zhvillojë një protestë kombëtare simbolike për të kujtuar djegien e mandateve. Ky vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kolegjit të Kryetarëve. Një datë e mundshme për zhvillimin e kësaj proteste është 22 shkurti, por ende nuk ka një vendimmarrje nga ana e kryesisë së PD.Në mbledhje u diskutua edhe për mbledhje të parakohshme. Gjithashtu mësohet se kryetari Lulzim Basha ka kërkuar gatishmëri nga strukturat për zgjedhje të parakohshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se vendimi për të rinisur protestat, vjen një ditë pas marrëveshjes mes palëve politike për ulje në një tryezë për dialog, lidhur me reformën zgjedhore. Palët ranë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(a.m/d0sja.al)

Shto Koment