Bota

Von der Leyen: Evropa nuk e nisi debatin për tarifat, ne jemi të gatshëm të hapim rrugë të reja tregtare

Von der Leyen theksoi se Evropa është e gatshme të hapë rrugë të reja tregtare. Ajo u zotua se qytetarët evropiane do të mbrohen nga këto tarifat, pasi sipas saj, ato mund të ndikojnë në ngritjen e taksave.

1 Prill 2025, 11:04 Nga E. D
Von der Leyen: Evropa nuk e nisi debatin për tarifat, ne jemi të
Ursula Von der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka folur për tarifat që SHBA i ka vendosur BE-së. Von der Leyen theksoi se Evropa është e gatshme të hapë rrugë të reja tregtare. Ajo u zotua se qytetarët evropiane do të mbrohen nga këto tarifat, pasi sipas saj, ato mund të ndikojnë në ngritjen e taksave.

“Evropa nuk e filloi debatin për tarifat. Tarifat janë taksa që paguajnë qytetarët. Por Evropa ka mjetet për të mbrojtur popullin tonë dhe prosperitetin tonë. Ne gjithmonë do të promovojmë dhe mbrojmë interesat dhe vlerat tona. Dhe ne gjithmonë do të mbrojmë Evropën. Ne jemi të gatshëm të hapim rrugë të reja tregtare dhe jemi në negociata me shumë vende të botës për të lidhur marrëveshje tregtare,” tha Von der Leyen.

Vendimi i Trump për të vendosur tarifa ndaj vendeve që ai beson se po funksionojnë në kurriz të ekonomisë amerikane, duke përfshirë shumë vende anëtare të BE-së ka mobilizuar Brukselin, i cili aktualisht po mban qëndrim pritjeje, në pritje të njoftimeve të presidentit amerikan.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, tha të hënën  se Evropa duhet të shkojë drejt pavarësisë ekonomike. Duke folur në radion France Inter, ajo tha se Evropa po përballet me një moment ekzistencial.

Lagarde pranoi gjithashtu se lufta tregtare e Trump-it ka të ngjarë të dëmtojë ekonominë në të ardhmen e afërt, duke përsëritur vlerësimin e BQE-së se mund të zvogëlojë deri në 0.5% produktin e brendshëm bruto nëse Evropa hakmerret kundër masave të SHBA. Komisioni Evropian ka thënë se do t'i përgjigjet masave të Trump brenda dy javësh.

 

ursula von der leyen

Sondazh

Poll