Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR mbërrin në Tiranë, pritet takimi me kreun e KQZ-së

Mësohet se Zannier ka zhvilluar një takim me ministrin Igli Hasani në Ministrinë e Jashtme ndërsa në orën 14:00 ai pritet të zhvillojë një takim edhe me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

1 Prill 2025, 11:18 Nga M.B
Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR
Lamberto Zannier

TIRANA- Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Lamberto Zannier ka mbërritur në Tiranë. Mësohet se Zannier ka zhvilluar një takim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashmtme Igli Hasani ndërsa në orën 14:00 ai pritet të zhvillojë një takim edhe me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në 12 maj në mesditë, një ditë pas zgjedhjeve, pritet raporti paraprak i misionit për zgjedhjet, që do të pasohet pak muaj më pas me raportin përfundimtar.

Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR Zannier ka shërbyer më herë në Kosovë si shef i misionit të UNMIK nga viti 2008 deri në vitin 2011, post që e la pas emërimit si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së. Gjithashtu ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së nga viti 2011 deri në vitin 2017.

lamberto zannier

Sondazh

Poll