Politike

"PS, shkollë e promovimit të të rinjve"/ Rama: Po përgatisim një gjeneratë tjetër! Të votosh moçalishtet e reja të hapura...

Rama gjithashtu theksoi se kur erdhi në pushtet, PS kishte një gjeneratë të re, ndërsa sot po përgatitet për një tjetër brez.

1 Prill 2025, 09:14 Nga E. D
"PS, shkollë e promovimit të të rinjve"/ Rama: Po
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me komentuesit në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy" tha se PS është një “shkollë” e promovimit të të rinjve. Rama gjithashtu theksoi se kur erdhi në pushtet, PS kishte një gjeneratë të re, ndërsa sot po përgatitet për një tjetër brez. Ndër të tjera Rama tha se në listën e mbyllur ka të rinj me shumicë dhe ky është ndryshim i madh me të tjerët.

“Unë kam një opinion të krijuar në vite e eksperienca tanimë që çështja e skuadrës është e skuadrës në kuptimin që nuk është çështje individësh, por funksionimi i gjithë skuadrës. Ajo qe them është se PS është shkollë e vërtetë e kultivimit dhe promovimit të të rinjve dhe sot ka një skuadër, që është skuadra më e re. I kemi të rinjtë me shumicë në listën e mbyllur. Ky është ndryshim i madh me të tjerët.

Të votosh moçalishtet e reja që janë hapur, mund të kesh në parlament një person, ndërkohë që duke votuar për ne, do të kesh shumë të rinj e të reja në parlament, që janë praktikisht baza e gjeneratës tjetër të lidershipit të PS. Sot lidershipi i PS përbëhet nga një gjeneratë që ishte e re kur ne morëm detyrën. Tani një tjetër gjeneratë po rritet hap pas hapi në akademinë politike me hapësirat që kemi krijuar, kemi bërë trasnformim radikal të skuadrës që kishim," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll